FIER

Policia në qarkun e Fierit bën me dije se ka proceduar penalisht dy pronarë të dy subjekteve të cilët nuk kishin mbyllur lojërat e fatit në Lushnjë dhe Mallakastër. Policia bën me dije se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, një sasi chipsash, letra bixhozi, 6 tableta dhe 1 kompjuter.

Konkretisht, u procedua penalisht shtetasi L.H, 23 vjeç, banues në Lushnje pasi në ambientet e lokalit “Bar kafe” në pronësi të tij, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 tableta dhe 1 kompjuter.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi N.H, 45 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, ju gjetën 1 tavolinë bixhozi, letra dhe chipsa që shërbejnë për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier dhe Lushnje për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara “dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Kontrolle të tilla vijojnë çdo ditë në gjithë Qarkun Fier kundër aktivitetit të lojrave të fatit.

Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb