Ish deputeti Mark Marku, ishte i ftuar sot në podkastin e përjavshëm të kryeministrit Edi Rama. Prej kohësh, Marku i cili mban edhe postin e shefit të Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, nuk është shfaqur në intervista personale në media.

Kryeministri Rama i kërkoi ndjesë Mark Markut për ironinë me të cilën përmendi emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore të 2021, ku ky i fundit ishte kandidat në Lezhë.

“Si fillim dua të kërkoj ndjesë për një arsye që nuk më bën krenarë. Ndjesë se në një moment barrikadimeve gjatë fushatës së fundit në mos gabohem ishe kandidat në Lezhë dhe unë në mitingun e Lezhës ta thoja emrin Mark Marku por me një fjalë ironie që nuk më bën krenar sot“, tha Rama.

Intervista e plotë: 

Sot në episodin e 13-të sezonit të 3-të të podcastit “Flasim’’ kam një të ftuar që për hir të vërtetës e ftova, por nuk prisja që do të vinte ose më saktë, më shumë isha i bindur që nuk do të vinte sesa do të përgjigjej menjëherë, “Ok, do të vij’’. Mark Marku.  Takohemi pas relativisht një kohe të gjatë dhe jeta na ka çuar në udhëkryq përplasjesh me njëri-tjetrin edhe në debate televizive, por sot mesa duket distancimi ‘’higjienik’’ nga politika dhe përqëndrimi në profesion edhe në pasionin e mësimdhënies, plus edhe në përgjegjësinë e drejtimit të një departamenti të rëndësishëm të universitetit tonë, e ka bërë më të lehtë. Shumë faleminderit për pranimin e kësaj ftese edhe me shumë kënaqësi, jam unë tani që do të përpiqem ta përballoj denjësisht këtë sprovë, po për të hyrë pak …

Mark Marku: Faleminderit për ftesën dhe thatë që në kushte të tjera s’do kisha pranuar etj. Do kisha pranuar dhe në kushte të tjera.

Kryeministri Edi Rama: Jo në kushte të tjera, thashë në këto kushte nuk mendova se do kisha përgjigje pozitive. Aq më keq me një fjalë.

Mark Marku: Ah, ok. E pranova me kënaqësi, absolutisht asnjë hezitim.

Kryeministri Edi Rama: Po nuk mendon që është edhe çlirimi nga angazhimi i përditshëm politik që ta ka bërë më të lehtë?

Mark Marku: Po, po them unë mendoj çfarë bëjnë dhe çfarë s’bëjnë, thanë X apo Y. Thashë, edhe në kushte të tjera patjetër që do vija sepse mendoj që debati, dialogu me kundërshtarë, edhe nw marrëdhëniet normale janë pjesë e një dinamike që janë pjesë e jetës dhe edhe nga pikëpamja,po themi, e komunikimit politik apo filozofisë politike, ne e ‘’luftojmë’’ tjetrin normalisht, në atë sipas një logjike politike të caktuar por dhe shpeshherë harrojmë që ekzistenca e tjetrit është kusht për ekzistencën tonë sepse s’mund të jesh i djathtë nëse nuk ka të majtë; s’mund të jesh i moderuar nëqoftëse s’ka të qendrës, nëqoftëse s’ka të djathtë pak më ekstremë dhe të majtë pak më ekstremë etj, kështu që në këtë kuptim si vetëdije tek unë ekziston të paktën, që tjetri ok, ti lufton me tjetrin, përballesh por është kusht që të egzistosh përndryshe as identiteti yt nuk ekziston.

Kryeministri Edi Rama: Patjeteër, kështu duhet të jetë dhe kështu do ishte mirë të ishte por meqë unë të folurën këtu me ‘’ti’’ këtu e kam më shumë si respekt, më shumë sesa distancimi me ‘’ju’’,po meqë na fute në të thella direkt, unë prapë, po tërhiqem për një moment sepse do kisha dëshirë të të pyesja edhe për ca gjëra që nuk kam pasur mundësi t’i di dhe që përgjthësisht është mirë të ndahen edhe këtu sepse jemi bashkë por s’jemi vetëm. Si,nga ka ardhur kjo prirja për t’u marrë me gazetarinë, prirja për t’u marrë me fjalën? Ka ndonjë lidhje me familjen? Çfarë kanë bërë prindërit në këtë drejtim? Kanë ndikuar a s’kanë ndikuar, kanë qenë të kënaqur që i hyre kësaj rruge apo donin të merreshe me ndonjë gjë tjetër?

Mark Marku:  Prindërit kanë ndikuar vetëm në një drejtim që gjithmonë…ishin punëtorë, nuk jetojnë sot më, mendoj duke i analizuar si prindër shumë të ndershëm dhe gjëja e vetmja që inkurajonin, ishte që ‘’mësoni’’. Mësoni sepse është e vetmja gjë që duhet të bëni.

Kryeministri Edi Rama: Sa fëmijë keni qenë ju?

Mark Marku: 5, tre motra dhe 2 vëllezër. Unë jam më i vogli. Vëllai i madh para 5 vjetëve ndërroi jetë dhe jemi 4 aktualisht. Dhe normalisht mendoni vetëm sesa vështirë ishte për një familje që punonin, nuk kishte.. Si të gjithë në fund të fundit, nuk ishte se ishin më pak të privilegjuar apo…

Por në kushte të vështira, në kushte gati heroike që simulonin këtë gjë, që thonin për shembull  qysh fëmijë, im atë në momentin që i thoja që kam marrë 10 në  shkollë, të nesërmen më jepte ca lekë dhe më thoshte, ‘’shko bli diçka’’.  Si tip dhurate. Një simulim i përhershëm. Pasioni për letërsinë, pa diskutim dhe e  kam parë letërsinë, po themi, si një jetë të dytë në kuptimin si ..

Lexoja shumë dhe me shumë pasion dhe nga kjo pastaj kam kaluar tek gazetaria por në rrethana që ju i njihni shumë mirë, në ’90. Ka qenë edhe pak zgjedhje pragmatiste.

Kryeministri Edi Rama: E fillove njëherë me… do flasim një herë me ‘’ti’’, nëqoftëse do flasim me ‘’ju’’, unë do të përgjigjem me ‘’ju’’

Mark Marku: Jo, jo, me ‘’ti’’. Atëherë do flas edhe unë me ‘’ti’’.

Kryeministri Edi Rama: E fillove me “Zërin e Rinisë” nëse s’gabohem qysh në ’90, atëherë kur në atë kohë Remziu përpiqej që t’i hapte pak ato kanate të ‘’Zërit të Rinisë’’, edhe keni qenë në fakt grup që ishit si të thuash, në atë rreth që vinte nga e njëjta zonë edhe ..

Mark Marku: Ishim një grup poetësh të rinj të cilëvë në fakt iu hap rruga nga një grup poetësh që gjithësesi të rinj ishin por që vinin,kishin një frymë tjetër, e njihnin mirë si atmosferë dhe unë në mënyrë aksidentale kam botuar në fakt poezitë e para, një cikël me poezi që pastaj fitoi edhe çmim kombëtar etj. Një mik i imi, unë nuk e kisha këtë maninë e botimit , thjesht shkruaja për qejfin tim dhe vazhdoj ta bëj një gjë të tillë dhe një mik i imi ia dha një poeti, Ndoc Papleka, poezitë e mia dhe ai pa dijeninë time i çoi tek Remzi Lani që ishte  kryeredaktor i “Zërit të Rinisë’’dhe u botua cikli.

Kryeministri Edi Rama: Si ishte ai impakti kur i pe të botuara?

Mark Marku: U ndjeva shumë mirë sepse normalisht edhe pati.. I ndjeri Teodor Keko shkruajti direkt tek gazeta “Drita’’ për poezitë e mia, pastaj Rudolf Marku, pastaj….

Jo vetëm për poezitë e mia, por për Rudian Zekthin, për Ervin Hatibin, pra ishte një brez, unë isha pak më i madh se sa ata në moshë por gjthësesi  në kuptimin e vardës (vazhdës) kulturor ishte pak a shumë,ishim një rreth dhe … se është edhe pak paradoksi i një vendi të vogël dhe po themi, i provincës se nuk është metropol, që bëhesh i njohur shpejt dhe pastaj, problemi është duhet të mendosh, të fillosh të mendoshta dyshosh atë gjë. Unë e kisha këtë, thosha ‘’ok, ne po bëhemi poetë, por në fakt a jemi në të vërtetë? A është kjo letërsia’’? I kisha ato dilemat e mia dhe pastaj krijuam një gazetë. Në ’91 kemi krijuar një gazetën ‘’E përshtatshme’’ që ishte gazetë letrare, që ishte ngjarje në kuptimin.. se ishte e ndryshme nga, po themi, gjëja tradicionale në Shqipëri. Mundoheshim të bënim atë çfarë praktikisht e kishin bërë, po themi, kultura evropiane në fundin e shek XIX.

Kryeministri Edi Rama: Kishit edhe një 7 në titull në mos gaboj?

Mark Marku: Po,po. E kemi nxjerrë tek shtëpia e Ervin Hatibit dhe më vonë kalova tek ‘’Zëri i Rinisë’’ pastaj.

Kryeministri Edi Rama: Tani të detyrohem një ndjesë për një arsye që nuk më bën krenar sot dhe aq më tepër që më ke nderuar me praninë këtu, por ta bëj ndjesën përpara se të bëj pyetjen: Në një moment të barrikadimeve gjatë fushatës së fundit, mos gabohem, ti ishe kandidat në Lezhë dhe unë në mitingun e Lezhës ta thoja emrin Mark Marku por me njëfarë ironie që nuk më bën krenar sot por ndërkohë kam dëshirë të të pyes për këtë, për emrin Mark Marku?!

Mark Marku: Në Mirditë zakonisht dikush merr emrin e gjyshit. Gjyshi ka pasur emrin Mark dhe është edhe një problem që shumë mirditorë por edhe shumë shqiptarë kanë në dokumentacion, që nuk mbahet një mbiemër stabël por mbiemri shkon duke u ndryshuar, për shembull Mark Marku e jo Mark Pjetër Prenga siç e kishte pasur im atë dhe po të shkoje kështu në linjë të vazhdueshme, po të respektohej e njëjta traditë, i bie që vazhdimisht ti të jesh përsëritje e mbiemrit të gjyshit. Ta kesh si mbiemër dhe kur kam ardhur në Tiranë, po themi pasi kisha botuar ciklin me poezi një mik im më tha kështu tha Mark Marku tha, ti qenka i ri tha, unë sa kisha mbaru gjimnazin. Unë të mendoja një 50 vjeç, 60, kështu edhe kishte edhe një përfytyrim epik që unë s’ia plotësoja fare, ishte zhgënjimi total në kuptimin dhe më tha; Pse nuk e ndërron emrin? Thashë po emri pse të ndërroj thashë se nuk e kuptoj. – Po jo, tha se me këtë emër, tha do paragjykohesh e tjerë e tjerë, emrin s’kam pse ta ndërroj, thashe nuk është se më pëlqen, as s’më pëlqen se nuk ka lidhje me vetë personin emri, aq më tepër kur s’e vë vete emrin e vet, por thashë nuk mendoj thashë, pastaj thashë më duket normal thashë jam mësuar me atë, dhe do më duket sikur s’jam unë ai personi në momentin që do ta thërrasin.

Kryeministri Edi Rama: Interesant, unë nuk e dija këtë të transformimin të emrit të gjyshit, gjithmonë mbiemër.

Mark Mark:…. Gjithmonë shkon   kështu dhe problemi ka qenë në gjendje civile, sepse gjendja civile regjistronte sipas parimit një mbiemri, por x për një familje, apo për trungun familjar. Kurse në dokumente shkollorë ndryshonte dhe mua më ndodhi kur shkova në Francë për herë të parë për studime, nuk e evidentuan atë ndryshimin, sepse kisha dy gabime, ishte pasaporta, ishte me mbiemër tjetër, dokumentet shkollorë, të gjithë me Mark Marku dhe kisha edhe një gabim në muajin në ditëlindjes 25/06  – 26/05, në Francë nuk e kapën. Kur shkova pastaj në Itali, për në Romë për studime bëra regjistrimin dhe krye sekretarja në momentin që shkova për të marrë diçka tha: Hajde, hajde pak këtu, se ke një problem ti. – Çfarë problemi kam i thashë? – Tha, po ty nuk të përputhet. Nuk të përputhen dokumentat shkollore me emrin dhe mbiemrin e dokumentat e shkollës, deftesat e gjitha, diplomat me pasaportën, kështu që si do ja bësh, se është problem i madh. Plus që kishte kap edhe dallimin në ditëlindje.

-Thashë unë e di.

-Si e di tha. Dhe ke vazhdar tha deri tashi tha, deri në të pikë kështu?

-Po i thashë unë.

Tha po duhet ta zgjidhësh, e thashë po duhet ta zgjidhësh, si do të zgjidhesh, do të shkoj në Shqipëri e thashë unë do të ndryshojë, do të bëjë regjistrim në gjendje civile ai akti që bësh.

-Po është e vështirë, tha kjo do pesë vjet minimumi, shteti jonë funksionon shumë mirë i thashë dhe e zgjidh shpejt dhe kështu e zgjidha.

Kryeministri Edi Rama: Pastaj më pas u angazhove më shumë e më shumë e më shumë.

Mark Mark: Më fal, kjo më ka krijuar një problem një herë. Ish një person në kërkim me emrin Mark Pjeter Marku, i cili kishte bënë një krim, ishte nga Mirëdita, kishte bënë një krim në ‘97 atje në rrugën që shkonte për Fushë  Arrëz, ai ishte në kërkim. Mua më thonin ndonjëherë kur kaloja në kur kaloja nëpër nëpër doganë, nëpër kështu, – Je kërkim! Por, ngaqë më njihni nuk më pengonin.

Edhe unë bëja shaka; – Kush më kërkon edhe në një moment një police që nuk njihte në portin e Durrësit, po të kthehesha nga Bari në Shqipëri, tha o tha ti qenka në kërkim, ti je në kërkim tha

Thashë kush më kërkon? I Thashë unë me shaka. – O tha edhe kriminelë, tha edhe bën dhe humor dhe lajmëronte në  lajmëronte aty në radio që kemi kap atë kriminelin e shumëkërkuar e tjerë, erdhi shefi i kufirit aty dhe në pa njofti i tha hajde pak hajde këtu ta shpjegojmë, çfarë është kjo. Aty e mora seriozisht unë. Është një person kërkim, pastaj hyra se duhej të bëja sqarim, se kisha hall se do të ndalonin në ndonjë aeroport ndërkombëtar, se këtu nuk kishte problem dhe më tha duke parë personat që kishin kaluar në TIMS atë vit ishin 108 vetë me emrin Mark, me emrin e babës Pjetër.

Kryeministri Edi Rama: Të ndryshëm.

Mark Marku: Të ndryshëm, që kishin kaluar në sistemin TIMS, jo  në Shqipëri. Kështu që kjo ka të mirën dhe të keqen, se je shumë i dublur …

Kryeministri Edi Rama:  Bën njëri një krim dhe pastaj janë 107 të tjetër që mund të kapem. Po thosha që pastaj ke kaluar në disa gjëra, po nëse duke u nis tashti se mund të ti përmend se për vete, ti i ke akoma disa gri, unë s’kam fare, i kam të bardhë edhe të gjitha, por duk u nis nga thijat  mendoj që mund të bëhet pyetja që…Çfarë kujton ose çfarë do të thoshe nëse do të pyesja për një moment që ose një segment të gjithë kësaj jete intensive që e kujton me kënaqësi dhe çfarë kujton ose nuk do të doje të kujtoje?

Mark Marku: Momente të mira, unë do ta quaj momentin me të mirë, lindjen e vajzës që nuk është se e kujtoj, po themi me detaje se si gjithë shqiptarët që kur lind gruaja rri në kafe dhe aty si rrotull maternitetit, po gjithsesi duke mos, nuk je i pranishëm, por si moment mendoj që më ka ndryshuar shumë jetën. Nganjëherë bëj shaka them unë qysh kur më ka lindë vajza, e kam ul shpejtësinë me tridhjetë kilometra në rrugë, në kuptimin që direkt lind ajo përgjegjësia që prit, se ti, ok, mund të aventurosh me veten, por ke, ke dikë për të mbrojtur? Si moment po them një nga momentet. Një moment tjetër mund të ketë shumë

Kryeministri Edi Rama: Kjo është fantastike, por e kisha më shumë në aspektin e rrugëtimit profesional?

Mark Marku: Rrugëtimit profesional, mendoj që gjëja që e kam mbrojtja e doktoraturës në Universitetin Paris Dy, në Francë

Pse? Sepse ishte punë relativisht e lodhshme, shumë voluminoze, sepse ata kërkonin shumë. Ballafaqimi me jurinë, fakti që unë do ta mbroja, isha i huaj, frëngjisht normalisht, sado po. Kjo po është dhe mbasi isha lodh aq shumë, sa që ditën që e mbrojta, të nesërmen ishte një ditë shumë pezull në kuptimin që nuk e dija realisht se  çfarë të bëja.

Kryeministri Edi Rama: Po një moment të vështirë që ke pasur në rrugëtimin profesional?

Mark Marku: Moment i vështirë për mua kur mendova që gjithçka u ndërpre, kur më morën ushtarë. Unë kisha mbaruar gjimnazin dhe prisja që të shkoja në shkollë, por nuk doli shkolla.

Kryeministri Edi Rama: Këto historitë e biografive apo?

Mark Marku:  Pak a shumë. Më morën papritur ushtarë, nuk e dija.

Më çuan, çonin thirrje atëherë që të shkojë paraqitesh në degën ushtarake, shkova unë as e kisha idenë, unë nuk e, nuk e mendoja.

Kryeministri Edi Rama: Nuk e prisje?

Mark Marku: Jo! Më morën, më thanë, të nesërmen do të vish këtu, – thashë nuk vij, sepse unë pres që të dali shkolla. -Po nuk erdhe, do të vijmë të marrim në shtëpinë me makinë ushtarake. Shkova u thashë njerëzve të mi dhe shkova ushtarë dhe aty nuk ishte problemi i vështirësive. Okej, ushtria është një lloj.

Kryeministri Edi Rama: E kalove atë qethjen zero.

Mark Marku: Po, po, qethja pa diskutim, por problemi ishte, ushtria për mua ishte një lloj, kështu mendo po mendoja që OK, s’ka më shpresë për atë çfarë mendoja unë, pra siç ëndërron gjithë. Njeriu mendon do bëhem kështu, do bëhem kështu, do bëj këtë do bëj atë, do bëj. Në një moment të gjitha u fshinë, dhe një muaj ushtarë, nuk jam natyrë që bie në depresion ose që e humb fillin në situata kështu, por, më dukesh vetja si i burgos. Praktikisht, nuk e di se kam provuar të jem i burgos, po një ndjenjë e kësaj natyre. Pastaj e kalova, fillova të lexoj

Kryeministri Edi Rama: E bërë të plotë ushtrinë?

Mark Marku: Dy vjet.

Kryeministri Edi Rama: Ku?

Mark Marku: Dy vjet, në vitin e parë në Kryevidh të Kavajës dhe vitin e dytë në Kavajë, ishin ca brigada aty.

Kryeministri Edi Rama: E pastaj, pastaj hyre në shkollë?

Mark Marku: Pastaj hyra në shkollë, u liberalizua  pak ajo periudha që ishte kështu dhe fillova punë mësues, kisha shumë miq që më ndihmonin që donin që edhe ca profesorë të mi që kisha marrëdhënie pak specifike, ata ndërhynin që të shkoja, që të filloj direkt mësues, pastaj ndërhynin që më dilte shkolla. Kishin një lloj përkujdesje, pak të ekzagjeruar në kuptimin përtej lidhjeve, por që donin ta bënin. Dhe pastaj 1990 kam ardhur në shkollë. Kam punuar edhe dy vjet në mësues.

Kryeministri Edi Rama: Para se të vije?

Mark Marku: Para se të vija, por ka qenë periudha, mendoj, ndoshta dhe ishte edhe e vetmja mënyrë për të përballuar realitetin, leximi intensiv, ose s’kisha çfarë të bëje tjetër praktikisht.

Kryeministri Edi Rama: Por mbase, mbase kur jeton, këto gjëra gjatë të jetuarit nuk janë të këndshme për ta thënë kështu letshëm po mbase,  më mbrapa janë eksperienca që thua – Mbasi e kalon thua, më mirë që e kalova, sepse diçka plus kam në muskulaturën mendore. Ndërkohë, një gjë që jam shumë kurioz ta di, duke e shfrytëzuar edhe atë virtytin tënd që i thuaj gjërat siç i mendon. Ti e ke parë Fakultetin e Gazetarisë në një evolucion shumë të gjatë edhe si student, edhe si pedagog edhe si drejtues, nëse bën një revistë të shpejtë të gjithë këtyre viteve dhe vendos një grafik ngjitjesh-uljesh, ngjitjesh-uljesh. Ku do ta vendosje sot në raport me kohën, po themi, kur pavarësisht kornizës kishte tjetër lloj serioziteti, tjetër lloj disipline.

Mark Marku: Në raport me të shkuarën?

Kryeministri Edi Rama: Në raport me gjithë këtë rrugëtim, se e ke pa nga kënde të ndryshme, e ke pa nga poshtë, e ke pa nga lart.

Mark Marku: Departamenti i Gazetarisë ka pas një të mirë që për universitetet evropiane, nuk është e mirë. Pra, ka qenë një departament i ri, gjë që normalisht si departament i ri ka qenë një skicë, po themi pak, shumë larg qenit një departament.

Kryeministri Edi Rama: Kur është hapur ajo dera?

Mark Marku: Në ‘93. Unë kam filluar, jam ndër pedagogët e parë.

Kryeministri Edi Rama: Po më parë s’kishte gazetari?

Mark Marku: Jo, nuk ka pas ka qenë vetëm ka qenë te Fakulteti i Filozofisë, ka qenë si gjysmë departament, po themi në kohën e komunizmit, po e ke parasysh çfarë gazetarie në kuptimin..

Kryeministri Edi Rama: Propagandë!

Mark Marku: Po ka pas gazetar, pedagogë e etj, etj që kanë qenë…

Kryeministri Edi Rama:  Ka qenë si bërthamë?

Mark Marku: Po. Ndërkohë që u krijua si departament i ri mendimin e amerikanëve, mendimin e Sorosit…

Mark Marku: Me ndihmë e amerikanëve, me ndihmën e Sorosit që thuhet, me komplotin

Kryeministri Edi Rama: Ke qenë dhe ti pjesë e komplotit?

Mark Marku: U bë një komplot ndërkombëtar që të krijohej dhe departamenti aty dhe me lektorë kryesisht të huaj, qe vinin gazetarë amerikanë që vinin këtu qe jepnin mësim dhe fillimisht u konceptua si tip shkolle, trajnimi më shumë sesa njësi universiteti, ndërkohë që pas një farë periudhe duke u plotësuar edhe duke u stabilizuar se nuk po thellohem shumë, por për thelbin

Problemi i shkollave të gazetarisë është që duke qenë shkolla mes diçkaja praktike, por jo vetëm praktike problemin e ka kush jep mësim aty. Duhet të japin gazetarë, se ideja do japë mësim dikush që s’ka lidhje me gazetarinë, por shpesh herë gazetarët nuk kanë përvojën e mësimdhënies dhe mbi të gjitha nuk kanë atë dijen profesionale, pra i japin makinës, por nuk njohin makinën.

Kryeministri Edi Rama: E qartë, e qartë.

Mark Marku: Dhe problemi ka qenë për të gjetur këtë ekulibër, pra për të gjetur modelin e atij që jep mësim aty dhe përgjithësisht të gjithë pedagogët, nga po themi unë dhe të tjerët pastaj, jemi pedagogë që kemi një përvojë në gazetari, që i vazhdojmë lidhjet prap me mediat në forma të ndryshme por që kemi bërë shkollimin profesional dhe pjesa më e madhe 90% e pedagogëve të departamentit tonë i kanë mbaruar studimet jashtë. Kanë një përvojë ose në bachelor, ose në master ose në doktoraturë. Më vonë pastaj ne menduam, e rikonceptuam departamentin dhe kjo ishte gjë e mirë, pra ideja është është mrekulli të kesh diçka që s’është e ndërtuar që ti ta mendosh dhe filluam ta mendonim si departament sepse po zgjerohej spektri i departamentit të Gazetarisë me profesionet e Komunikimit dhe e rikonceptuam kurikulën në këtë formë, pra që kishte dhe gazetari por dhe profesione të ardhshme të komunikimit dhe kemi punuar shumë, realisht. Ndihem vërtet mirë. Është një gjë që përtej po themi punës së zakonshme ka qenë kënaqësi

Kryeministri Edi Rama: Po në pikëpamje të interesit të studentëve, të impaktit të punës suaj si trupë pedagogjike, si e shikon evolucionin? Ka shpesë apo s’ka shpresë?

Mark Marku: Absolutisht! Të gjithë studentët thotë a janë studentë të mirë siç kemi qenë ne, apo janë më keq?

Kryeministri Edi Rama: Po, të gjithë.

Mark Marku: Në thelb çfarë shikoj unë, ne kemi dhe pak fatin që ne na vijnë studentë që kanë pretendime, pra nga pikëpamja po themi siç ndahen sipas Maturës Shtetërore, ne kemi studentë të mirë.

Kryeministri Edi Rama: Ashtu ë?

Mark Marku: Po. Nuk na vijnë studentë që kanë ngelur, nuk e kemi këtë kategori. Në thelb ata janë natyrë studenti. Ajo çfarë unë shikoj, ata që janë të mirë, janë shumë më të mirë seç kemi qenë ne në vitet ’90, por ata që janë të këqij, janë vërtet më të këqij. Por një shkollë, se shpesh herë thuhet po mirë pse ky student këtu vjen dhe është kështu? Po asnjë shkollë nuk përgatit, filozofia nuk përgatit filozofë, jep dije për filozofinë. Fizika nuk përgatit shkencëtarë Fizike, nuk nxjerr shkencëtarë nga shkolla. Ai bëhet shkencëtar në rrugë e sipër. Ashtu dhe Gazetaria pra, jep premisa që gazetari të bëhet i mirë në tregun e punës, por profesionist nuk del nga bankat e shkollës.

Kryeministri Edi Rama: Po kur mbarojnë tipikisht domethëne, shkojnë nëpër media apo bëjnë edhe gjëra të ndryshme?

Mark Marku: Ne kemi bërë një studim se bëmë një ristukturim të kurikulës, se për shkak se dega jonë është e lidhur shumë me zhvillimet teknologjike, ne e kemi konceptuar kurikulën çdo 10 vjet dhe do të bënim një rikonceptim të kurrikulës sepse ka ndryshuar totalisht profesioni i gazetarit, multimedialiteti, digjitalizimi, vetë Gazetaria është diçka shpesh herë ndërmjet Marketingut, mes Publicitetit e të tjerë dhe duke pasur parasysh këtë gamë të gjerë profesionesh që ofron po themi zhvillimet teknologjike, ne menduam që ta bëjmë ndryshe nga ç’bëhet zakonisht. Hajde të bëjmë ca ndryshime të tipit sporadik. Çfarë bëmë? Bëmë një studim me studentët tanë në tregun e punës. I nxorrëm të gjithë studentët që kanë studiuar në departamentin e Gazetarisë nga ’94-’93 e këtej, morëm të dhëna se ku ishin në tregun e punës, në çfarë pozicionesh dhe pastaj nxorrëm të dhënat, i vizualizuam dhe u bëmë një pyetësor: Çfarë ju jep ju kurrikula e departamentit në tregun e punës, në mënyrë që ne ta ndërtonim edhe mbi bazën e një përvoje shumë vjeçare të studentëve aty dhe çfarë na rezultoi, që diku mbi 55%, se ka 3 vjet që e kemi bërë atë, punojnë në tregun e medias, pjesa tjetër punojnë në profesione të komunikimit, PR, Marketing e të tjerë, pjesa tjetër punonin në punë intelektuale, por jo në profesion dhe vetëm për 4% nuk arritem të siguronim të dhëna se një pjesë ishin jashtë e të tjerë, por nga pikëpamja dhe kur ua them kolegëve të mi kur shkojnë që kemi këto takimet, aktivitete me universitete ata habiten me nivelin e lartë të punësimit. Për shembull ne kemi gjysmën e studentëve, qysh në vitin e dytë fillojnë punë në tregun e mediave, që do të thotë kërkesa e tregut është shumë e madhe. Pritshmëritë pastaj që studentët gjejnë në treg, është problem sepse shkojnë aty, ok,  kushtet ekonomike po kjo pastaj i çon drejt përtej Gazetarisë dhe Gazetaria është një trampolinë shumë e mirë për t’i bërë një prerje shoqërisë, për të krijuar edhe marrëdhënie që të shkosh përej edhe Gazetarisë, njohjet, agresiviteti të gjitha këto i bëjnë shumë të zotë, që pastaj në kuptimin e përgjithshëm në jetë të jenë shumë të aftë për të gjetur vendin e vetë edhe përtej Gazetarisë.

Kryeministri Edi Rama: Bukur e gjitha, po ndërkohë unë po mendoj për këtë pjese sepse kur mora përgjigje pozitive, fillova të mendoj si mund të ndërtohet biseda dhe mendova që rruga më e mirë për të hyrë te pjesa më sfiduese s’po them, është që ne ta ndërtojmë një pyetje unë për ty, një pyetje ti për mua, një pyetje unë për ty, një pyetje ti për mua edhe dalim në fund, nuk e di si dalim dhe po e filloj unë me pyetjen e parë dhe pastaj të garantohem që pyetja jote e parë nuk është e lehtë. Si mund t’i besoje ti dikujt që shumë kohë më pas, edhe për ty rezultoi që nuk mund të besohej më?

Mark Marku: E para…. po flet në kuptimin politik?

Kryeministri Edi Rama: Politik pra, se të tjerat i bëjmë.

Mark Marku: Shiko, unë nuk është se bes-futem te njerëzit që besoj dhe që i marr që ashtu… por shikoj që…

Kryeministri Edi Rama: Jo, s’futesh te njerëzit që i beson dikujt në mënyrë të verbër, se për të besuar beson plot

Mark Marku: Për të besuar, besoj, besoj shumë.  Por në kuptimin që, po them se thonë a u zhgënjeve, se ma kanë bërë këtë pyetje, e bëjnë këtë pyetje shpesh herë, jo nuk u zhgënjeva se nuk nuk kam qenë gënjyer. Për mua, një formacion politik siç është PD-ja, siç është PS-ja, siç janë të gjitha formacionet politike, janë platforma, instrumente që njerëz që kanë interesa për të dhënë një kontribut X në një krah të caktuar politik, u ofrohet si një mundësi që, pra me infrastrukturën, me ndikimin me të gjitha që ti të jesh, pra në qoftë se do të angazhosh, ta ushtrosh angazhimin në mënyrë efikase dhe Partia Demokratike është strukturë e madhe politike me shtresëzime në elektorat, me përvojën e vetë, me të mirat dhe të këqijat e të tjerë. Gjëja që më bënte që unë të besoj po themi në këtë rast, ishte kjo që Ok, kjo është një strukturë që duke, e njihja shumë mirë, që të jem i qartë, jo direkt, po qoftë edhe në distancë, po edhe nga një përvojë që kam pasur, kam qenë deputet, pra isha në një ambient që unë e njihja mirë dhe e dija çfarë të këqijash dhe çfarë të mirash kishte. Kjo është gjëja e parë. E dyta, unë mendoja që ishte momenti që Partia Demokratike ta bënte një kapërcim dhe që të flas hapur, unë mendoj dhe vazhdoj të mendoj që 8 vjet, në kuptimin e pushtetit për një forcë politike, janë ezauruese dhe mendoj që duhej ndryshim. Ndryshim, flet për ndryshim, por shko jepja, bëje gjënë tënde. Angazhimi im ka qenë vetëm në planin intelektual deri në dy javët e fundit.

Kryeministri Edi Rama: Jo, pyetja ime ishte pak më e gjerë, në sensin që ti ke qenë i përfshirë në lëvizjen e dhjetorit, përpara, pastaj si shumë të tjerë, pastaj për një periudhë kohë je marrë me poezi, je marrë me atë rrethin tënd e te tjerë e të tjerë, pastaj në një moment të caktuar, ka qenë shumë vite përpara në fakt, ti u riaftove aty edhe pavarësisht se fillimisht jo fare brenda, por u afrove goxha. Pastaj pate dhe një moment shumë vite mëpërpara, madje në atë kohë unë nëse të kujtohet të pata dhënë të drejtë për një shqetësim që shprehe publikisht, që do të thotë në gjithë këtë ecuri kohe, ti e shikoje se kush udhëhiqte, si udhëhiqte e të tjerë, në këtë sens e kisha dhe gjithmonë kur, nuk po përmend emra të tjerë, por për disa njerëz për të cilët, në të gjitha rastet është e pamundur që të mos kesh respekt për çdo gjë tjetër jashtë arenës dhe jashtë përplasjes, gjithmonë them po mirë mo si kanë besuar këta njerëz që do të shkonte ndryshe ajo gjë, edhe sot, duke ndjekur edhe prononcimet e tua të disa kohëve më parë, se tani nuk kam, ndoshta ke shprehur, por unë s’kam ndjekur por deri të disa kohëve më parë, thoja dakord, këto janë të gjitha kështu, po si mundej që të duhej kaq shumë kohë për t’i parë këto. Në këtë sens e kisha.

Kryeministri Edi Rama: Në këtë sens e kisha. Jo thjeshtë tek futja në garën e deputetit sepse për hir të së vërtetës dhe e them pa asnjë nevojë për të bërë asnjë lloj kompliment se nëse ka një bisedë pa asnjë interes as nga njëra anë as nga ana tjetër, është kjo. E kam parë me shumë respekt atë qëndrimin se është shumë e rrallë, unë se di sa njerëz e kanë bërë, mbase ka dhe ndonjë tjetër që s’më kujtohet e kështu me radhe që dikush që hyn në atë valle në mënyrë aq plateale dhe aq të menjëhershme dhe të dali nga vallja me zgjedhjen e vet se mund të rrije në valle dhe ta luaje nga të katërta anët muzikën. Në këtë aspekt e kisha. Për më shumë në hartën e jetës së një njeriu që si shumë të tjerë ka qenë i angazhuar me besim të madh si antikomunist por ne vazhdim bashkë me këtë pre antikomuniste dhe është zhvilluar, është kultivuar, ka parë botën, ka ngjitur shkallë në karrierë, ka bërë doktoraturë në Francë etj etj dhe ndërkohë kjo është pyetja ime

Mark Marku: Lidhja ime me PD si forcë politike besoj është ajo që the, një moment po themi. Momenti ishte lëvizja e studentëve. Dhe ai si moment ka qenë momenti i parë dhe ndoshta i fundit i angazhimit tim romantik politik dhe prej asaj doli PD dhe gjithë partitë shqiptare pastaj sepse pluralizmi, të gjitha u transformuan, etj.

Por emocionalisht unë kam qenë përherë i lidhur me atë moment, momenti që ka qenë momenti i ndritshëm. Në të gjitha rastet nuk kam pasur angazhim të tipit militant me strukturat. Jam munduar që të mbaj, po themi lidhjen ta kemi kështu në konkordancë në kuptimin politik ose ideologjik duke ndjekur përherë atë çfarë mendoja unë sepse ajo do ishte me kosto për mua në mënyrë individuale dhe përherë kam menduar që një forcë politike i ka përherë energjitë e brendshme, qoftë kur është në shkëlqim, qoftë kur është në rënie që të ri shpikë veten. Dhe kam menduar që OK, ky është një moment. Mund të jetë momenti i pushtetit, nuk mund të qeveriset me këtë mentalitet, do duhet të ndërrojë mentalitetin nëqoftëse do qeveriset sepse presioni i qeverisjes është shumë i madh edhe në kuptimin pozitiv dhe në kuptimin negativ. Do tu përgjigjesh disa nevojave dhe nevojat të tërheqin që ti të bësh edhe gjëra që ndoshta s’do duhej ti bëje dhe në këtë kuptim kam menduar që OK, sepse ka energji brenda PD dhe mua më vjen keq që këto energji shkojnë kot, mua kjo më shqetëson

Ka energji, ka njerëz të cilët qoftë nga brenda por dhe nga jashtë që janë si tip garniture po themi, që janë pjesë e shoqërisë që shkon më shumë djathtas, që e duan ndryshimin por shkon aty sepse ruajnë veten, duke njohur strukturat politikën thonë : pse të shkoj këtu. Unë nuk jam nga kjo natyrë, që hezitoj. Po, do ta bëj dhe pastaj rrugës përcaktoj unë veten, nuk më përcakton mua kjo forcë politike dhe sic ka ndodhur herën e parë. Shkova, pranova, nuk kam kërkuar asnjëherë, kurrë dhe realisht njerëzit ndonjëherë nuk e besojnë, thonë bën sepse realisht e do. Normalisht e kam dashur në momentin që kam vendosur dhe herën e parë dhe herën e dyte. Pra kam menduar, po do shkoj dhe pastaj dhe herën e parë që unë e pashë që shumë gjera nuk funksiononin jam shprehur dhe rithemelimin e PD unë e kam kërkuar kur PD ishte në pushtet në 2011 dhe publikisht dhe me dy faqe gazete Panorama dhe në Top Channel në emisionin kryesor. Atëherë thoshim çfarë kërkon ky, ne jemi në pushtet, ne jemi rehat, ne jemi mirë, ky kërkon që ne të humbim pushtetin etj dhe unë thoja nëqoftëse ne vazhdojmë kështu në 2011, duke iu qëndruar bindjeve të mia se ajo ishte arsyeja pse isha aty se për çfarë do isha unë aty? Që të bëhesha drejtor, apo që të bëhesha ministër apo që të emëroja drejtor apo ministra. Jo, isha aty se mendoja se mund të ndikoj dhe dëshira për ndikim dhe po them e vetmja arsye është pse të mos ndikosh nëqoftëse ke mundësi të ndikosh dhe thoja nëqoftëse vazhdon kështu do ta humbin pushtetin por dhe nëqoftëse fiton do fitojë për të keqen e shqiptarëve kështu sic është, një mandat të tretë siç ishte mandati i 2013. Duke parë sesi aty këto forcat e pushtetit që e kanë pushtetin si pronë dominonin totalisht hapësirën e forcave të tjera, një partie politike apo një formacioni politik që, ndoshta kanë dhe interesa ndoshta e kanë diçka përtej asaj gjësë të vogël dhe e kam menduar të njëjtën gjë. Thashë me vete: prit se këtë radhë, plus të them të drejtën e shikoja Bashën kryetarin e atëhershme të PD dhe të opozitës si një po themi format të përshtatshëm që mund të sillte diçka të re në politikën shqiptare. Pra atë që  të tjerët e quanin si dobësi lidershipin, unë ia quaja përparësi. Pse? Sepse mendoja dhe ia kam thënë sa herë bisedoja me të: Ti nuk je lider i fortë, bëhu i fortë duke qenë lider i dobët dhe duke shfaqur profilin e një lideri i cili qeveris, pra krijon mozaik dhe ti je guri.

Kryeministri Edi Rama: Epo do forcë të madhe ajo!

Mark Marku: Edhe ajo është element lidershipi. Pra këtë mendoja unë, që mund të realizohet. Normalisht në politikë ti e di shumë mirë që s’ka kurrfarë garancie. Ajo cka ti e pret nesër, ndodh sot dhe ajo çka ti pret pasnesër të ndodh pas 10 viteve, nuk ndodh kurrë. Kështu që këtë mendoja dhe kaq dhe iu përgjigja një ftese shumë këmbëngulëse dhe mendoja që po, mund të bëhet.

Kryeministri Edi Rama: Ok, pres pyetjen.

Mark Marku: Pyetja: Ti do shfaqesh pas një viti në zgjedhje para shqiptarëve. Tre mandate! Me të mirat dhe të këqijat e tre mandateve por me një qeverisje të gjatë sic ka ndodhur me qeverisjen tuaj, disa probleme themelore rëndojnë, korrupsioni, emigracioni i gjeneratave të reja. Shumë probleme që krijon që qeverisje me tre mandate që është shumë. Çfarë do tu thuash shqiptarëve për mandatin e katërt? Shqetësimi është : do tu thuash kështu jemi mirë dhe vazhdojmë kështu apo do thuash : do bëjmë atë çfarë s’kemi bërë deri tani dhe çfarë do jetë gjëja që s’keni bërë

Kryeministri Edi Rama: Kështu jemi mirë dhe vazhdojmë kështu unë përgjithësisht përpiqem të mos e them asnjëherë. Unë them po, që ne mund të mos jemi më të mirët por më të mirë se ne s’ka por jo kështu jemi mirë se nëse në momentin kur them përgjithësisht duhet të jetë kështu por unë e kam kështu, në momentin kur unë mendoj që gjëja është mirë dhe ndjehem i kënaqur me gjënë unë skam më motiv kështu që në këtë aspekt nuk jam në rrezik. Besoj, shpresoj, uroj! Është e vërtetë që ne kemi probleme patjetër se do ishte e kotë ti mohonim dhe nga ana tjetër nëse nuk i pranon problemet atëherë jo vetëm që nuk ke shans ti zgjidhësh por kthehesh në rrezik sepse problemet agravohen dhe faktikisht bëhen edhe kancerogjene te pashërueshme. Por unë besoj që ne i kemi dhënë një gjë shumë të madhe këtij vendi, besoj mundësi që nuk e ka pasur më përpara, që të ketë një drejtësi të pavarur nga pushteti politik dhe kjo është dhe arsyeja që për herë të parë ne kemi një drejtësi e cila vepron e pavarur nga pushteti politik. Se kemi pasur ministra të pushkatuar dhe më përpara dhe kanë qenë vullnet politik dhe drejtësia ka qenë pushka për t’i vrarë.

Kemi një moment shumë të rëndësishëm ndryshimi që sa është inkurajues aq është dhe fraxhil dhe garantimi i pa thyeshmërisë së këtij procesi për mua është i domosdoshëm. Nga ana tjetër sigurisht që lufta me korrupsionin nuk është thjeshtë lufta e drejtësisë, është një luftë për të pasur në gjithë frontin e institucioneve një soliditet dhe një kapacitet që ia ngushton maksimalisht korrupsionit hapësirat se në fund të fundit çfarë është korrupsioni në thelb?

Korrupsioni në thelb është alternativë e një shërbimi të munguar. Alternativë e një të drejtë të mohuar, alternativë e një meritë të paplotësuar për atë që nuk e marr dot në rrugë të ligjshme dhe në rrugë të drejtë, atëherë përpiqem që ta marr duke shkuar duke paguar etj etj

Por duke qenë një alternativë pa rregulla e mungesës së rrugëve të ligjshme të garantuar për të gjithë është dhe një alternativë padrejtësie e madhe. Kështu që, për këtë arsye kjo duhet të shkojë paralel. Unë besoj që kemi bërë shumë gjëra pozitive në këtë aspekt dhe në këndvështrimin tim dhe duke iu referuar të dhënave, fakteve ne jemi sot komplet tjetër situatë në raport me cfarë ishim por kjo nuk mjafton, është krejt e pamjaftueshme dhe duhet ta ngremë shumë më tepër stekën e luftës ndaj korrupsionit në të gjithë frontin jo thjeshtë tek drejtësia por në të gjithë frontin

Kryeministri Edi Rama: dhe ky është, si të thuash, momenti që ma bën më tundues se çdo gjë tjetër, ose më saktë, njëri nga dy momentet dhe pozicioni në raport me mandatin e katërt, sepse në kushte tjera, nëse do të kisha bindjen që s’kam më, nuk varet më se a jam unë, a s’jam unë në krye të kësaj force politike dhe se disa gjëra si kjo ose diçka tjetër si plotësimi i atij mozaikut që i kemi nisur me imazhin e Shqipërisë, me turizmin, me ngritjen e nivelit të gjithë industrisë së turizmit do ishin garantuara në vazhdimësi, mbase nuk do të kisha nuk do të kisha më këtë tundim se në fund do ta bëj edhe një pyetje tjetër lidhur me këtë çlirimi nga kjo barra e presionit të përditshëm që ka politika më mirë, se pavarësisht se ti nuk e ke pas barrën e të qenit në një në një zyrë drejtuese, po prapë ai presioni në kokë është permanent dhe është kondicionues.

Tani pyetje ime.

Mark Marku: A mund të vetëm pak për përgjigjen, pa komentuar, po normalisht që pozicionimin ndaj drejtësisë që keni, është shumë korrekt dhe vjen mirë që ne kemi arrit në një pikë që drejtësia funksionon pa presionin e politikës, pra është, për mua është një hap i mirë, por që nuk garanton drejtësi. Drejtësia më e madhe, thoshte një shkrimtar, është lufta për drejtësi dhe po keni në diskursin tuaj, në raport…

Kryeministri Edi Rama: Më fol me ti se më shkatërrove

Mark Marku: Jo, flas edhe ju, edhe ju në kuptim, flas ju forca politike, në diskursin në raport me drejtësinë dhe me korrupsionin mendoj që keni një problem të madh. Okej, drejtësia të funksionojë, të merret, nuk i ndërhyjmë në momentin që trajton çështja afera korruptive por, do të duhet dhe këtu jam këtu e kam atë po themi kritikën time, që po them më butë, po që në fakt është kritikë e fortë. Problemi është që ju të mos ë pra si strukturë qeverisje duhet të bëni që jo që të prodhoni shumë të korruptuar që drejtësia të funksionojë, pra nuk duhet t’i siguroni mos të jetë mos të jetë drejtësia një fabrikë që bluan të korruptuarit por që vetë struktura, sistemi i qeverisjes e tjerë e tjerë, të funksionojë që të pakësojnë në maksimum.

Kryeministri Edi Rama: Ekzakt. Dhe kjo ishte ajo që u përpoqa të them,  ndoshta nuk e thashë.

Dhe duhet gjetur një formë mendoj, duhet një duhet diçka konkrete që qytetarët ndihen shumë të kënaqur që, okej, drejtësia të merret me këdo që është i  korruptuar, por nga anën tjetër, duhet reagim i brendshëm ndaj korrupsionit.

Kryeministri Edi Rama: Ekzakt, dhe këtu këtë u përpoqa them ndoshta, kritika ma vlen për të për të modifikuar mënyrën si e them, sepse këtë e përpiqem të them gjithë kohës që kur them që nuk është thjesht drejtësia që lufton korrupsionin, po duhet që shteti të ngrihet në një nivel ku hapësirat për korrupsion ngushtohen nga sistemi i funksionimit dhe nga mënyra se si mekanizmat funksionojnë, këtë kam parasysh. Por, nga ana tjetër dhe nuk dua të justifikohem, besoj që mund ta mbështes me argumente me fakte atë që po them. Kjo klimë ka edhe një efekt stërzmadhues të gjësë, sepse ndodh për herë të parë dhe duke ndodhur për herë të parë është shumë tërheqëse dhe normalisht të gjithë publikun është shumë më ushqyese për mediat dhe për gjithë këtë kërkimin për gjak, në thonjëza dhe për stërzmadhim të një perceptimi që sikur këtu sikur këtu gjithçka ndodh ashtu si kundër shfaqet në këto raste, po e kundërta është e vërtetë, sepse ne e kemi,  për shembull po të marrim një rast dhe nuk do të hyj në faj, të marrim se një nga zonat, po themi, ku lëviz më shumë paraja në këtë ekonomi edhe ku ka më shumë terren për korrupsionin janë prokurimet dhe nëse marrim e shohim dhe nuk diskutohet që sot e gjithë ditën ne kemi probleme me prokurimet, por nëse marrim shohin të dhënave të prokurimeve, nëse marrim shohim në vite se si ka ndryshuar gjithë legjislacioni i prokurimeve, gjë që ne na e kanë vënë në pah edhe raportet e progresit të Bashkimit Evropian, madje në raportin e progresit dhe në të dhënat e pavarura e tyre, ne jemi sot me pikët më të larta në rajon, në aspektin e konformitetit të gjithë sistemit të prokurimit publike, por kjo është gjëra anë, kjo është çfarë shkruhet në letër. Ndërsa çfarë thonë shifrat, shpërndarja e fondeve, ulja e pragut të prokurimit, pra kursimi i  parave të prokuruara si pasojë e preferencave për ofertat më të arsyeshme, janë shumë evidente. Gjithsesi e mirëkuptoj plotësisht këtë qasje edhe me siguri, përveç të tjerave,  ne duhet të shohim më mirë edhe mënyrën si ndërtojmë narrativën.

Ndërkohë që pyetja tjetër që kam është dhe kjo fakt i lidh pak të dyja, lidh edhe gjithë studimet, profesionin tënd edhe aktivitetin tënd politik, pse nuk arrijmë ne që të, se të flasim kështu, se unë jam i bindur që, nëse ne do bënim një debat politik tani, që nuk do ishte , sis të thuash, me këto dorashkat e miqësisë dhe të mirësjelljes, në mungesë të interesit politik të bisedës, unë jam i bindur që ne do të mund ta bënim një bisedë, ku në fund fare mund të ishim komplet në kënde në cepat ndryshe, në cepat kundër, por në fund njerëzit do na dëgjoni, do arrin ta dëgjonin, do arrinin të kuptonin çka tha njëri, çka tha tjetri dhe do dilnim nga kjo tryezë, jo si  armiq. Pse nuk arrijmë dot ne, pas kaq e kaq vitesh që të kemi në mjedisin tonë publik, në debatin tonë publik një komunikim, sepse unë as nuk besoj njëri që këto debatet me klithmave dhe me goditje dhe kundërgoditje, ku praktikisht jemi futur të gjithë dhe jemi përfshirë të gjithë, në një  mënyrë ose në një tjetër rrisim pikë në opinion për njërin ose për tjetrin.  Unë nuk e besoj këtë.  Patjetër që kur je i rreshtuar në një parti, ata që të kanë votuar ty në Lezhë, thonë” Bravo, mirë bëre, fenë i luajte Edi Ramës”, ata që më kanë votuar mua thonë “Mirë bëre atij Mark Markut” por, tek pjesa tjetër, në njerëzve që nuk janë të angazhuar në brezin e parë të politikës dhe që ata, Se ia bëre mirë, se ia bëre mirë, ata do të votojnë prapë, se janë si të thuash  palca e formacionit politik, tek të tjerët, unë nuk besoj se kjo është një vlerë e shtuar.

Pse? Ndërkohë dëgjoj vazhdimisht edhe këta që moderojnë debatin, kështu e duhen njerëzit, e duhen me britma, e duhen me luftë, se ndryshe ndryshojnë stacionin. Pse nuk arrijmë dot,  në kaq shumë vite, domethënë nëse ka një nga disa aspekte që s’kanë ndryshuar, mua më duket se kjo nuk ka ndryshuar, është njësoj.

Mark Marku: Unë mendoj që ka të bëjë , e para njëherë, me kulturën e komunikimit, kulturën e përgjithshme të komunikimit të një shoqërie që e ndërton marrëdhënien, se komunikimi është relacional, është marrëdhënie me tjetrin dhe që ndërton marrëdhënie përmes forcës dhe arrogancës, pra jo përmes, po e themi, dialogut,  gjuha, normalisht, që shpreh më shumë se çdo gjë tjetër fiks të kulturë mungesë kulture komunikimi që mendoj që ka të bëjë shumë me propagandën që është ushtruar në dyzet vjet. Unë mendoj që arroganca, se thelbi i propagandës totalitare komuniste, fashiste, naziste, e tjerë e tjerë, kush është? Shpalle tjetrin armik.

Kryeministri Edi Rama: E pastaj?

Mark Marku: dhe në momentin që thotë diçka, mos u merr me idenë, po merru me personin, diskredito personin dhe është teknika e propagandës, është teknika më banale e propagandës dhe më e rëndomtë më shpesh. Madje, po s’pate armik, duhet ta shpikësh armikun, sepse gjuha e propagandës nuk funksionon ndryshe dhe mendoj që ne në sistemet e edukimit, një nga problemet që kemi, në sistemet e edukimit ne nuk kemi arritur që ta ndryshojmë në thelb këtë kulturë komunikimi.

Kryeministri Edi Rama:  nuk mendon ti që diga e madhe që e ka pengu transformimin, sepse nuk se nuk mund ta themi që, për shembull, në familje, në rrethet shoqërore po edhe .. ne ishim të dënuar të ishim kështu për shkak të asaj kohe, po nuk mendon që diga më e madhe që ka pengu ujin të rrjedhë dhe e ka vazhduar akumulimin, ka qenë pikërisht shembulli që ka vënë njerëzit që kanë pas ekran, që kanë pasur kamera përpara, që kam pasur mikrofon përpara dhe gjithë gjenerimi ose mbajtja e gjallë e asaj propagande dhe e asaj mënyre të trajtuarit të kundërshtarit përmes forcave politike më pas ka qenë në fakt gjeneratori i kësaj dhe që e ka bërë perpetum këtë punë që “Bjeri tjetrit se kështu del më mirë”.

Mark Marku: Shiko, unë mendoj që…

Kryeministri Edi Rama: Se sistemi i edukimit është shumë okej. Po në fund, njerëzit ndjekin heronjtë që shfaqen nëpër televizorë.  Edhe tani,  në këtë aspekt mendoj që kjo ka qenë një digë shumë e madhe dhe është një digë shumë e madhe.

Mark Marku: por unë prapë nuk mendoj që janë mediat…

Kryeministri Edi Rama: Jo, jo, flas për njerëzit që… Jo, flas në radhë të parë për ata që janë… unë mendoj… Flasim ndonjë të parë për ne që jemi në Parlament.

Mark Marku: Unë mendoj që partitë politike partitë politike janë kultivuese qysh në nëntëdhjetën. Mbaj mend dikur për shembull një rast se si ndryshonin raportet për personin, kur po themi mbi bazën e një lloj logjike propagande. Në ‘91 doli një herë sikur Alfred Uçi kishte kaluar te PD-ja, e që ishte ai që po kalonin intelektualë të ndryshëm e tjerë. Dhe atë ditë Zëri i Popullit doli, se atëherë lexonim edhe Zërin e Popullit edhe RD edhe që ishin ato katër pesë gazeta që ekzistonin, e sulmoi Alfred Uçin e bëri rezil, po dukej përmend gjithçka. Mbas tre ditëve, si duket, ky u thotë atyre që, “Ore po s’kam ikur unë pse po më sulmoni”.  Pas tre ditëve “Intelektuali i madh, nga universiteti i shquar e tjerë e tjerë”.  Dhe, logjika po ta shikosh, partitë politike kanë qenë bartëse të këtij mentaliteti. Kuptohet, duke mos pasur edhe, duke mos qenë edhe profesionist, në kuptimin, po themi, në qoftë se  mund të quhet, politika profesionist por quhet, duke mos qenë dhe profesionistë dhe duke mos ditur, si me thënë, ta orientojnë shoqërinë shqiptare dhe duke qenë shumë të sigurt që publiku, militantët e kërkojnë këtë gjuhë dhe gjëja më e lehtë çfarë është? T’u japësh militantëve atë gjë që duan, mbanë atë pjesën e ngushtë, nuk hapësh në shoqëri, por atë e ke sigurt dhe është gjëja më e lehtë.

Pra, të prodhosh diskurs urrejtjesh është gjë më e lehtë, mjaft po themi të kesh njëfarë aftësie dhe të zotërosh disa fjalë, ta dish kush dhe, kjo pastaj është transmetuar në media, sepse media në njëfarë mënyre ka qenë rreth.

Kryeministri Edi Rama: Se sistemet e edukimit janë shumë ok, por në fund njerëzit shohin, domethënë njerëzit ndjekin heronjtë që shfaqen në televizor. Tani në këtë aspekt mendoj që ko ka qenë një digë shumë e madhe dhe është një digë shumë e madhe.

Mark Marku: Unë prap nuk mendoj që janë mediat.

Kryeministri Edi Rama: Jo, flas për njerëzit, flas në radhë të parë për ne që jemi në Parlament.

Mark Marku: Unë mendoj që partitë politike janë kultivueset qysh në ’90. Mbaj mend dikur, një rast, se si ndryshonin raportet për personin, kur po themi mbani bazën e një lloj logjike propagande. Në ’91 njëherë doli sikur Alfred Uçi kishte kaluar tek PD-ja, që po kalonin intelektualë të ndryshëm. E atë ditë, Zëri I popullit, se atëherë lexonim dhe Zërin e Popullit dhe RD-në dhe ato 4-5 gazeta që ekzistonin, e sulmoi Alfred Uçi, e bëri rezil, duke i përmendur gjithçka. Mbas 3 ditëve, si duke ky u thotë, ore nuk kam ikur unë, pse po më sulmoni? Mbas 3 ditëve, “intelektualit i madh, personaliteti i shquar”, etj. E logjika, po ta shikosh, partitë politike kanë qenë mbartëse të këtij mentaliteti, kuptohet duke mos qenë dhe profesioniste, në kuptimin po themi nëse mund të quhet politika profesion, por quhet. Duke mos ditur ta orientojnë shoqërinë shqiptare dhe duke qenë shumë të sigurt që publiku, militantët e kërkojnë këtë gjuhë, e gjëja më e lehtë çfarë është? Tu japësh militantëve atë që duan, mban pjesën e ngushtë, nuk hapesh në shoqëri, por atë e ke të sigurt dhe është gjëja më e lehtë, pra të prodhosh diskurs urrejtje është gjëja më e lehtë. Mjafton të zotërosh disa fjalë. Kjo pastaj është transmetuar në media sepse media në një farë mënyre ka qenë refleksion i politikës për mënyrën si është në shoqëritë në tranzicion, sistemet mikse apo profilet demokratike që janë sistemet e periudhave të para që dalin nga regjimet totalitare, pastaj përdorimet e ndryshme, përdorimet ordinere, nuk flas për strategji komunikimi. Të gjitha këto kanë bërë që e vetmja formë komunikimi të jetë kjo e ti të quhesh si tradhtar i klanit tënd politik, por pak në kuptim negativ, nëse ti nuk e diskrediton kundërshtarin, nëse nuk e konsideron armik e nëse nuk shpif ndaj kundërshtarit. Kompromisaxhi, tradhtar e të tjera. E kështu është krijuar kjo kulturë dhe është kultivuar mendoj unë qoftë dhe për shkak të paaftësisë për të prodhuar një debat konstruktiv, se të marrësh pjesë në një debat konstruktiv do të thotë të prodhosh narrativë, do të thotë të shkosh thellë, do të thotë ta pranosh gjënë e tjetrit, të relativizosh veten, pra nuk është shumë e kollajtë të ish njeri në kuptimin human, është sipërmarrje e vështirë të jesh njeri e të mbetesh njeri në komunikim dhe mendoj që dhe dehumanizimi. Shoqëria shqiptare është dehumanizuar. Unë sot kisha një ngjarje po themi, kishim të ftuar një ish të burgosur politik, që ishte një nga protagonistët, para studentëve që po fliste për revoltën. Mënyra se si fliste më bëri shumë përshtypje, që e kam ndeshur dhe tek nëna ime që ka qenë në internim por dhe tek At Zef Pllumi. Ai fliste për persona të cilët normalisht i kishin marrë gjysmën e jetës nëpër burgje, fliste nga një pozitë gati neutrale. Kishte më pak urrejtje dhe një gjuhë që po ta paragjykoje, por prit, se ky sa i but me komunizmin, pro në fakt ishte shumë njerëzore se ai ishte futur në burg e kishte mbetur njeri aty në burg, kishte turp që të thoshte, ishte filan polic burgu që erdhi e më tha mos e bë këtë se do ta pësosh. Ai ishte xhelat në kuptim, por ishte dhe njeri.

Kryeministri Edi Rama: Ma ka zgjidhur këtë mister shumë vite më përpara, një intelektual i famshëm polak kur i pata thënë pikërisht këtë gjë, në ’92 ndoshta. Ore si e shpjegon ti që kë takoj të burgosur politik që realisht ka qenë thellë në ferr, nuk ka urrejtje? Ndërkohë që gjuha e urrejtës po e mbyt fare gjithë shoqërinë. Më tha, po ky është lakmuesi. Kush prezantohet si i burgosur politik ose i përndjekur dhe nuk ka urrejtje, është i vërtetë, është real. Kush prezantohet si i tillë dhe ka urrejtje, se nuk ka qenë i përndjekur, ose ka qenë spiun. Tani, mund të vazhdojmë shumë gjatë por mendoj që i kemi tejkaluar të gjitha minutat. Nëse ke ndonjë pyetje të fundit për mua, unë e mirëpres, nëse do ta lëmë për një herë tjetër, e lëmë për një herë tjetër. Nuk të kufizoj.

Mark Marku: Gjëja më e mirë është të mos zgjasësh gjërat, të ndërpresësh aty ku duhet. Jo, një shqetësim që vjen nga ambienti profesional. Kolegë kam dy në fakt që do doja t’i thoja. E para, raportet me median, një lloj agresiviteti diskursiv flas nga medias, përpjekje për të de legjitimuar mediat si aktorë shumë të rëndësishëm për transparencën e qytetareve, informimin etj. Nga vjen dhe a i ke bërë një analizë? Është temë shumë e gjatë.

Kryeminsitri Edi Rama: E para njëherë unë e shoh në vazhdimësi, jo se ma bëre ti këtë pyetje, se e vërteta është që unë prej shumë kohësh jam tërhequr nga kjo. Përpiqem maksimalisht që të jem disponibël por kjo mesa duket është një njollë që më ka ngelur. E kam menduar nga vjen dhe besoj që nuk gaboj kur mendoj që për mua ka qenë e pamundur ose nuk kam qenë i aftë që të ndaj njeriun që ka qenë në atë anë për shumë vite e që i ka bërë ato luftërat e veta si ka ditur, si ka mundur, por i ka bërë, me njeriun që duke qenë në këtë anë duhet të rrijë në këtë anë e të mos bëjë kompetentin dhe për anën tjetër, pavarësisht se mund të ketë të drejtë dhe kjo është si të thuash ai konflikti në objekt brenda meje që gjatë gjithë kohës unë e kam pasur të vështirë ta menaxhoj me sa kuptoj.

E dyta, që unë jam tip shumë i dhënë pas argumentit e dua patjetër të nxjerr veten fitues në një debat mirëpo nuk është e arsyeshme të angazhohesh me mediat në debat, sepse mund të angazhohesh sa të duash kur nuk je në këtë pozicion. Kur je në këtë pozicion është e pamundur që të të thuash, ti merru me argumentin, mos u merr, se unë jam kryeministër, sepse gjithsesi tjetri ndihet vetvetiu i trysnuar nga ajo çfarë ti përfaqëson. Kështu që jam përpjekur të korrigjohem sa mundem, por njolla më ka mbetur, nuk e di.

Mark Marku: Domethënë ka shpresë për zgjidhje përfundimtare.

Kryeminsitri Edi Rama: Po t’i vësh një studenti një punim që ndiqe pak e shihe sasinë e kundërvënieve, goditjeve në vite të këtij zotërisë që ka 10 vjet që nuk po na ndahet, do shohësh që të dhënat do jenë në përmirësim të vazhdueshëm në aspektin e asaj që ti je i interesuar, por problem. E di që është problem. Megjithatë një gjë është e sigurt që asnjëherë, në asnjë rast nuk shkon përtej atij momenti, pra nuk ndodh që një goditje, një reagim, ishte një periudhë në mandatin e shkuar ku unë i bëra kazan të gjithë, por përtej atij momenti nuk shoqërohej me asnjë ushtrim abuziv mos tejkalim të forcës duke përdorur pushtetin për t’i shkuar nga mbrapa asnjërit e tjetrit apo për të ngacmuar larg qoftë njërin e tjetrin. Kjo është pak por e sigurtë.

Të falenderoj shumë Mark Marku dhe ishte kënaqësi. Ky ishte Mark Marku siç unë nuk e kisha parë se nuk na kishte ndodhur ndonjëherë. Siç disa nga ju e kanë parë e disa jo, por më e rëndësishmja, ky ishte fundi i një bisede që mbase ndihmon të gjithë që të kuptojnë që ata që merren me politikë, gjithsesi janë njerëzi. Faleminderit!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: