Kukësi arriti një fitore me “mish nëpër dhëmbë”, siç u shpreh trajneri Cungu pas ndeshjes kundër Flamurtarit, çdo rezultat tjetër përveç fitores do të ishte një tjetër hap pas në objektivin e tyre për të siguruar titullin kampion. Presioni ishte i dukshëm, kjo për vetë faktin se Kukësi ka investuar shumë këtë sezon, mbi të gjitha edhe në merkaton e dimrit.

Në dukje, çdo lojtar i ri që Gjici afron në skuadër, shton edhe më shumë “hallet” për trajnerin Cungu. Shkurtaj, Rroca, Teqja dhe Valdet Rama janë nga emrat më të bujshëm, futbollistë të cilët priten të jenë vlerë e shtuar në formacionin e Kukësit, në këto kushte, presidenti Gjici pret vetëm rezultate.

Valdet Rama
Valdet Rama

Në fakt shifrat nuk kanë qenë shumë pozitive, viti i ri nisi me një blof në Kupë kundër Apolonisë ndërsa u pasua me një “X” pa gola kundër Laçit. Fitorja në transfertën vlonjate i jep qetësi trajnerit Cungu dhe stafit drejtues të përgatisin si duhet jo vetëm ndeshjen e kthimit në Kupë, turne ky që Gjici kërkon ti shkojë deri në fund, duke parë dhe organikën e madhe që kanë në dispozicion, por dhe pjesën e mbetur të sezonit, ky objektivi i vetëm është titulli kampion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: