Bayern Munich ka mposhtur Werder Bremenin 2-3  në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë duke u kualifikuar në finale. Robert Lewandowski  në të 36-tën hapi serinë e golave për bavarezët ndërkohë që me këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë.

Thomas Muller dyfishoi epërsinë në të  63-tën. Kur dukej se gjithçka po shkonte mirë për bavarezët shfaqet në skenë Werderi që barazon shifrat në harkun e një minute. Goli i Yuya Osako (74′) dhe supergolin e Milot Rashicës (75′) rikthyen barazpeshën për Werderin.

Por falë një goli të realizuar nga pika e bardhë e penalltisë nga ana e  Robert Lewandowskit (84′), bavarezët  u kualifikuan në finale të Kupës së Gjermanisë ku do të përballen me RB Leipzigun që eliminoi Hamburgun.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb