Real Madrid investoi mbi 300 milion euro në merkaton e verës me shpresën që do të ruanin vazhdimësinë në Champions dhe të riktheheshin te titulli në La Liga. Barazimi i fundit kundër Club Brugge ishte një tjetër kambanë alarmi, aktualisht Reali ndodhet në vendin e fundit në Grupin A, një situatë e cila rëndon edhe më shumë ambientin rreth trajnerit Zidane. Francezi është në pikëpyetje, hija e Mourinhos dhe jo vetëm vazhdojnë ta përndjekin javë pas jave.

Zidane
Zidane

Në Spanjë situata është më ndryshe, ndodhen në vendin e parë por më shumë se sa për meritë të tyre, rivalët kryesor po bëjnë gjithashtu keq, mjafton të kujtojmë se ndjekësi më i afërt është Granada. Është e qartë se ekipi ka nevojë për freski, si rrallë herë presidenti Perez nuk goditi në merkato, as Hazard blerja e tyre më e bujshme, nuk respektoj pritshmëritë, në këto kushte sipas të përditshmes spanjolle “Marca”: Real Madrid prite të jetë sërish aktiv në merkaton e janarit. Zidane kërkon me çdo kusht një tjetër mesfushor dhe nuk ka ndërmend të pres më gjatë Pogban.

Eriksen Could Join Real Madrid On Free Transfer With Zidane
Eriksen Could Join Real Madrid On Free Transfer With Zidane

Christian Eriksen është shndërruar në objektiv primar. Fantazisti danez ka një kontratë me Tottenham deri në vitin 2020 dhe ka shprehur publikisht dëshirën për tu larguar nga Londra. Reali do të tentoj që në janar ta transferoj në Madrid. Nuk është për tu përjashtuar edhe opsioni Van de Beek, mesfushori i Ajax gjithashtu pëlqehet nga trajneri Zidane.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb