Nga: MARIGLEN MËRTIRI*
TIRANE- Megjithëse funksionon si linjë e rregullt për transportin e qytetarëve drejt ish-Bunkerit të Enver Hoxhës, linja e vendosur nuk ka marrë lejen përkatëse në Bashkinë e Tiranës. Kjo gjë ka bërë që Policia Bashkiake e Tiranës të marrë masa ndaj saj, duke e gjobitur.

Kjo linjë funksionon prej datës 22 nëntor, ditë që u hap edhe Bunk’Art dhe prej atëherë ajo bën linjën drejt Shish-Tufinës me orare fikse 09:00, 10:00, 11:00 dhe deri në 13:00 ndërsa nisjen e fundit nga bunkeri për në stacionin në Tiranë pranë Muzeut Kombëtar bëhet në orën 16:00.

Pas interesimit në Bashkinë e Tiranës, përfaqësues të këtij institucionit shprehen se kjo linjë nuk ka zbatuar legjislacionin në fuqi për linjat e transportit qytetas ndaj dhe policia bashkiake ka vepruar duke i gjobitur. Por përpos kësaj mase administrative, sërish këta autobusë vijojnë të kryejnë këtë shërbim në Tiranë.

(news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb