Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorjan Teliti, ka lëshuar një thirrje të fortë për mobilizim qytetar, duke ftuar shqiptarët të marrin pjesë në protestën e parashikuar për më 7 tetor.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, Teliti akuzoi qeverisjen aktuale për keqqeverisje të gjatë 11-vjeçare, duke theksuar se kjo periudhë ka çuar në një rritje të varfërisë, rritje të taksave dhe përkeqësim të kushteve të jetesës për shumicën e qytetarëve.

Postimi i plotë:

NGRIHU PROTESTO SOT PËR TË MOS VUAJTUR MË NESËR!
Fakt: Pas 11 vitesh keqqeverisje, ku janë abuzuar miliarda euro me tenderime pa garë dhe koncesione të porositura, vendi ynë është shpopulluar, bizneset po falimentojnë nga taksat e larta, çmimet po rriten me ritme dyshifërore dhe varfëria është shtrirë kudo në pjesën dërrmuese të tryezave familjare.
Fakt: Pas 11 vitesh ku Kushtetuta dhe ligji nuk zbatohen më, në Shqipëri është instaluar fatkeqësisht “kulti i Maliqit”.
Fakt: Pas 11 vitesh braktisje, tallje, përcmime, ofendime, dhunë policore, etj, Shqipëria ngjan më shumë me një vend të botës së tretë sesa një vend anëtar i NATO-s dhe që aspiron të integrohet në BE.
Nëse nuk reagojmë tani, situata vetëm do të përkeqësohet dhe neo-diktatura ka për të bërë hapin e saj të radhës nëse ne të gjithë nuk ngrihemi.
Nuk mund dhe nuk duhet të heshtim më!
Të ngrihemi në protestë në 7 tetor, të ngrihemi për të mbrojtur të drejtat tona kushtetuese!
Ngrihu qytetar, ngrihu rini, ngrihu profesionist, ngrihu mësues, ngrihu mjek dhe infermier, ngrihu fermer, NGRIHU SHQIPTAR të mbrojmë rendin kushtetues dhe të realizojmë qeverinë teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme!
Bashkë jemi më të fuqishëm se regjimi! #osotokurrë #7tetor

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb