Triumfi i Jannik Sinner në “Australian Open” bëri jehonë në mbarë botën. Ishte i pari italian që fiton një grand slam, teksa mundi 3-2 me përmbysje rusin Medvedev. Tenisti axurr tregoi provë karakteri, nuk u dorëzua edhe pse humbi 2 setet e para.
Ky triumf bëhet edhe më madhështor, pasi Sinner ishte i pari që eliminoi Novak Djokovic, rekordmenin e Australian Open, numrin një në botë. Një ditë pasi ngriti trofeun në Melbourne, tenisti italian tregon emocionet e para:
“Nuk kam fjetur shumë, por është një ndjenjë e mrekullueshme të kuptoj ngadalë atë që kam bërë. Është një rezultat fantastik për mua dhe për ekipin tim, jam shumë i lumtur. Natyrisht që kishte shumë emocione në kokën time menjëherë pas pikës së ndeshjes: puna e vështirë dhe sakrificat më erdhën në mendje. Nuk mund ta besoj akoma, tani po e filloj ta kuptoj ngadalë, është një ndjenjë e mrekullueshme.
Do ta shijoj këtë moment, pastaj do shoh nga ardhmja” – u shpreh Sinner, tashmë numri 4 në botë. Shumë urime për kampionin erdhën nga personalitetet më të larta të Italisë, që nga presidenti, e deri te sportistët më të njohur azurrë.
(BalkanWeb)