TIRANE

E besoni dot që Juliana Pasha kontrollon kamerat e sigurisë nëse nuk është me bashkëshortin? Këtë gjë e pranoi vetë këngëtarja publikisht nga studio e “E Diell” pasditen e djeshme, në një bisedë për raportin e saj të gjatë me Altinin.

Meqenëse për shumë vite janë mësuar të jenë gjithmonë pranë njëri-tjetrit, nëse ndodh që janë të ndarë, fillon kontrolli. Xhelozë, sipas Julit, janë të dy, por nëse Altini është shumë xheloz, por i qetë, ajo e shpreh xhelozinë në mënyrë më të acaruar.

“Altini është xheloz, është shumë xheloz, po nuk e shpreh me nerva. Nuk është nga ata njerëz që nevrikosen. Çuditërisht, Altini është shumë i duruar…”

“Unë acarohem e para… ,- nis të tregojë Juli për vete,- ai nuk acarohet, unë acarohem shumë. Si e kontrolloj unë? Aty te restoranti ynë kemi ca kamera ne. Kur nuk jam te restoranti, jam 24 orë te kamerat. Shikoj Altinin të ulur në tavolinë, sidomos kur ka vajza, e marr direkt në telefon. Ça po bën, i them. Po ja, më thotë, me shoqëri… Me cilën shoqëri? Me këtë, me këtë… Po aty pse je ulur i them unë… Po jo, se s’ka asgjë…” – tregon këngëtarja dhe nis të qeshë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb