Drejtuesi politik i PD në Tiranë, Klevis Balliu, duke folur në emisionin “Log.” në News24 të moderuar nga Endri Xhafo, deklaroi se lobimi që po bën PD në Amerikë nuk mund të krahasohet me asnjë aferë që bëhet në Shqipëri.

Balliu u shpreh se nuk mund të ketë krahasime, me një lobim nga një patriot shqiptar dhe me lobimin e “gruas së Bilalit”, që i referohet Ramës me lobimin në Amerikë.

“Ne ne mund të bëjmë të tilla krahasime. Nuk e dimë a janë para të pista. I ka mbledhur një fondacion në Amerikë. Nuk janë mbledhur për një incenerator në Shqipëri. Rama i ka alergji patriotët shqiptarë. Është si Vuçiçi. Dhe thotë nuk ka patriot. Në çdo biznes ku shkelim, ka një tabelë, kërkojmë punëtorë, se kanë ikur. Këta që kanë ikur janë patriotë. Po bëjnë gjithçka. Nuk bëhet fjalë për një pagesë në garazh.

Këtu kanë firmosur të gjithë qytetarët atje, me qejfin e vet. Ju ftojmë dhe ju të kontribuoni atje. Është mirë që Shqipëria të mos lobohet si në rastin e Tahirit. Që Shqipëria lulëzonte me drogë dhe puthte Obamën. Qartësisht, asnjë cent nuk ka dalë nga xhepat e një taksapaguesi shqiptarë. E vetmja gjë që u themi është faleminderit në rotacion e nevojshëm politik. Pse nuk vijnë nga PS-ja që të flasin për lobimin? Se nuk kanë ç’të flasin për lobimin e inceneratorit.

Ky që flet për lobimin, harroi si loboi në Shtëpinë e Bardhë si gruaja e Bilalit. Nuk mund të krahasohen, pa harruar McGonigal. Pse nuk bëjnë denoncim për lobimin. Ne shkojmë e denoncojmë çdo aferë të tyre” – tha Balliu.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb