Një i dënuar me një vit heqje lirie për ndërtim pa leje vë në dispozicion hotelin për 8 familje të prekura nga tërmeti.
Gazetari i “BalkanWeb” Shkëlzen Henko është telefonuar nga burgu i Rrogozhinës nga një i dënuar me një vit heqje lirie për ndërtim pa leje në fshatin Kërpicë në Gramsh.
Personi i dënuar i cili quhet Gëzim Xhebexhiu kërkon të ndihmojë personat e dëmtuar nga tërmeti dhe vë në dispozicion hotelin për të cilin është dënuar për ndërtim pa leje. Në këtë hotel mund të strehohen 8 familje në kushte të mira ku çdo familje ka kuzhinë gatimi. I dënuari shprehet se “nuk mund të durojë dot kur shoh familje që janë të pastreha”. “Hotelin e lë në dispozicion afatgjatë”, thotë ai.
Për personat që janë të interesuar vihet në dispozicion ky numër telefoni +355682323321 i avokatit të të dënuarit i cili do i sistemojë në këtë hotel.
(m.k/BalkanWeb)