BE-ja në gjendjen e saj aktuale është një ‘barngrënës’ i rrethuar nga “mishngrënës” dhe duhet të bëhet më e guximshme dhe më pak e varur nga SHBA-ja dhe Kina, ka thënë presidenti francez Emmanuel Macron.

Presidenti i bëri komentet të enjten teksa iu drejtua krerëve të BE-së në samitin e pestë të Komunitetit Politik Evropian në Budapest, Hungari. Macron përsëriti mesazhin e tij të gjatë se blloku duhet të luajë një rol më të madh në çështjet globale.

“Për mua është e thjeshtë. Bota përbëhet nga barngrënës dhe mishngrënës. Nëse vendosim të mbetemi barngrënës, atëherë mishngrënësit do të fitojnë dhe ne do të jemi treg për ta”, tha Macron. Megjithatë, ai paralajmëroi që të mos bëhen shumë “agresivë”.

“Mendoj se të paktën duhet të zgjedhim të bëhemi omnivorë. Nuk dua të jem agresiv, vetëm se dimë të mbrohemi për të gjitha këto tema.”

Presidenti francez i kërkoi BE-së të ulë varësinë e saj nga aktorët kryesorë të huaj, përfshirë SHBA-në dhe Kinën. Delegimi i zhvillimit ekonomik dhe gjeopolitikës së tij tek palët e treta ka rezultuar në fund të fundit të jetë “jo ideja më e mirë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb