Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma theksoi se kryeministri nuk mund të ketë eufori gjatë takimeve me palën gjermane, kur Shqipëria është pas Maqedonisë për hapjen e negociatave.

“Asnjë kryeministër s’mund të flasë përgjithshëm pas takimeve të tilla dhe asnjë kryeministër s’mund të jetë më euforik kur Shqipëria diskutohet edhe pas Maqedonisë”, theksoi ajo në TVSH.

E pyetur për zgjidhjen e krizës, zonja Duma u shpreh se pala gjermane është e interesuar për të zgjidhur këtë krizë, ndërsa shtoi se do të jenë amerikanët ata që do të bëjnë të mundur luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në vendin tonë.

“Në ato takime në të cilat edhe me senatorë amerikanë, së pari palët qartësojnë pozicionet e tyre. Nuk ka dyshim që pala ndërkombëtare thekson sistemin. Nga ana tjetër është në përgjegjësinë tonë, është se cila ka qenë strategjia jonë e daljes nga sistemi për të ndërtuar sistemin. Situata në Shqipëri është sui generis. Ka pasur pa diskutim brenda korridoreve të PD, sinjale shumë pozitive nga CDU, nga kancelarja Merkel. Kam përshtypjen që është një nga personalitetet më racional. Në raport me vendimet e saj ka suprimuar me racionalizëm. Ka një pozitivitet të shtuar nga pala gjermane për të zgjidhur krizën. Raporti i OSBE-së nuk duhet përjashtuar. Raporti është një përfaqësi shumëkombëshe. Unë nuk besoj që ka dot fuqi klasa politike shqiptare në tërësi, pa ndërhyrjen absolute të faktorit strategjik amerikan. Ne tentuam të bëjmë vettingun politik. Pala amerikane është ajo që do të bëjë të mundur luftën ndaj krimit në politikë”, shtoi ajo.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: