Një infermier në Holandë ka pranuar se ka vrarë të paktën 20 pacientë me koronavirus, pasi nuk mund t’i shihte dot duke vuajtur.

30-vjeçari i quajtur, Theodoor, pohoi para  departamentit të prokurorisë publike, se ishte i shqetësuar për vuajtjet e pacientëve të tij ndërsa punonte si infermier pulmonar në Spitalin Wilhelmina në Assen. Ai u arrestua tre javë më parë dhe do të qëndrojë në paraburgim edhe për 30 ditë të tjera.

Deklaratat e tiju morën seriozisht nga organizata e kujdesit shëndetësor, saqë ata vendosën, pas diskutimeve të gjera kolegjiale dhe marrjes së këshillave ligjore të brendshme dhe të jashtme, të thyejnë detyrimin e konfidencialitetit dhe ta raportojnë atë në WZA, zgjedhjet e kujdesit shëndetësor në Holandë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: