Nëse sporti nuk do të kishte mbështetës apo tifozë, atëherë edhe ekzistenca e tij nuk do të kishte vlerë. Për tifozin ekipi i zemrës është shumë i rëndësishëm, pasi i jep kuptim një pjese të jetës. Kështu ndodh edhe me tifozen 100 vjeçare të Houston Rockets.

Edhe pse mosha e saj ka kapur një numër me tre shifra, ajo nuk e humbet kurrë mundësinë për të parë ekipin e zemrës. Çdo herë që Houston luan është aty, në stadiumin “Toyota Center”, për t’i dhënë mbështetje ekipit.

Në përfundim të takimit të fundit, basketbollisti i Houston Rockets, James Harden, nuk u largua drejt dhomave të zhveshjes, por vendosi t’i bënte një surprizë tifozës së tij që atë ditë mbushi 100 vjeç. Një top basketbolli i firmosur nga lojtari lumturon pa masë tifozën e cila nuk ka humbur asnjë ndeshje të ekipit nga teksasi.

James Harden pas surprizës u shpreh: “Sot është ditëlindja e saj e 100, është një bekim. Isha shumë i lumtur për t’i dhënë këtë dhuratë. Jam shumë i bekuar që kam mundur ta takoj”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb