Nga MONIKA KRYEMADHI
Dua që gjithë këtë entuziazëm, gjithë këtë forcë, ne ta harxhojmë për datën 18 qershor që është dita më e rëndësishme, jo vetëm për LSI-në por për të gjithë shqiptarët. Në fakt sot në këtë konventë, unë do të flisja shumë gjatë, sepse që në themelimin e saj, kjo degë e LSI-së ka një histori të jashtëzakonshme. Tek dëgjoja të gjithë parafolësit ndjej emocion, më mbusheshin sytë me lot, sa e fortë jam për të bërtitur, por aq e dobët bëhem kur shikojë Erisa Xhixhon, që ka ardhur fëmijë në LSI dhe sot është bërë nënë, bëhem e dobët kur shikoj Ardit Çelën që e kam marrë gjimnazist nga Kombinati dhe sot artikulon jo vetëm politikisht, artikulon jo vetëm profesionalisht, por ka një autoritet të padiskutueshëm në rrethin e tij. Shikoj Endrit Braimllarin i cili ka ardhur gjimnazit në vit të 3 në LSI dhe sot është sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Shikoj Klajda Gjoshën që sapo mbaroi studimet në Angli iu bashkua LSI-së si një pjesë përbërëse, si një nga ju të rinjtë sot, dhe është Ministre Integrimit.


Shikoj me qindra vajza dhe dje që kanë ardhur fëmijë në LSI dhe sot janë nëna, janë prindër, por janë boshti i LSI-së. Ata janë rritur por me ta është rritur edhe LSI-ja. Do të doja të thosha shumë gjëra,
Klajda tha pak më përpara që ne duhet të bëjmë Shqipërinë Evropiane, por Shqipëria është Evropiane, shqiptarët janë evropian, por ne kemi nevojë për nj politikë jo arrogante, moderne dhe evropiane, ne këtë duhet të ndryshojmë.


Ne kemi krijuar LSI-në dhe që kur u krijua LSI-ja erdhi si rezultat i një revolte të një politike arrogante, diskriminuese, mendjemadhe dhe shtypëse prandaj u krijua LSI-ja dhe misioni i saj ishte që të sillte pozitivistet, normalitet dhe stabilitet në Shqipëri. Sepse LSI-ja është një forcë që kujdeset për njerëzit, i do dhe i mban afër ata. I trajton njerëzit me një dashuri ashtu si një kopshtar dashuron kopshtin e tij, kujdeset që mos ta zëri ngrica, kujdeset që mos ta djeg zjarri, kujdeset që bimët e saj të rritet, të prodhojnë fryte dhe të jenë të dobishme, dhe pse jo për t’ia pastruar herë pas herë edhe barërat e këqij që mbijnë përreth saj.


E them këtë për të rinjtë por për nënat dhe gratë do të thosha që LSI-ja e do misionin e saj ashtu siç një nënë do fëmijën e saj. LSI-ja ka misionin për tu kujdesur për njerëzit, për t’ju dhënë shpresë atyre, sepse shpresa është e vetmja gjë që mund ta ringjalli këtë vend, ta nxjerri nga staniacioni në të cilin ne po kalojmë.
Do të thoni ju që edhe ne pjesë e qeverisjes jemi. Po jemi pjesë e qeverisjes, jemi pjesë edhe të sukseseve të kësaj qeverisjes, por jemi pjesë edhe të dështimeve të kësaj qeverisje.
Kemi dhe ne fajet tona apo gabimet tona dhe nuk është turp të thuash “më fal” për gabimet që bën sepse një njeri që thotë “më fal” do të thotë që është njerëzor.

Një njeri që pranon gabimin e tij do të thotë që nuk do të bëj më gabim. Por një njeri që nuk pranon kurrë gabimin do të thotë që edhe ai do të vazhdojë të gabojë akoma më tutje.
Jam e bindur që sa herë ju thoni “me ty me ty Ilir Meta”, Ilir Meta mërzitet, bezdiset, por unë do ju them që ne jemi me Ilir Metën deri në momentin që ai do të luftojë për shqiptarët, për t’i rikthyer shpresën shqiptarëve, ne do të jemi me Ilir Metën deri sa ai do të luftojë për sovranitetin tonë. Ne vërtet jemi një popull i vogël dhe i varfër, por kemi dinjitetin tonë, kemi integritetin tonë, të cilin ne nuk do ta lëmë që të na e përkëmbin.

Ndoshta pjesa më e madhe e delegatëve këtu janë që nga themelimi i LSI-së, por kemi delegat që janë 16 apo 17 vjeç të cilët do të fillojnë pak nga pak të krijojnë memorien e tyre politike në lidhje me LSI-në. Në fakt shumë veta e akuzojnë LSI-në si një parti klienteliste që shkon mbas pushtetit dhe do ta them përse. Sepse ne para disa vitesh në 2009 bëmë koalicion me Partinë Demokratike. Nuk do të bëj atë artikulimin politik që në përgjithësi bëjnë përfaqësuesit zyrtar të LSI-së por do ta them shumë thjeshtë. Nëse LSI-ja nuk do të jepte 4 mandatet e saj në 2009, sot shqiptarët do të vazhdonin të ishin viktima të trafikut të vizave që fëmijet e tyre për ti shëruar nëpër spitalet evropiane duhet të paguanin, do të vazhdonin të ishin nëpër radha të gjata nëpër dyert e ambasadave për tu tundur pasaportat në fytyrë shqiptarëve. Sot shqiptarët do të ishin më të izoluar se çkanë qenë. Por ato katër mandate të LSI në 2009 bënë që sot shqiptarët lëvizin në Evropë të lirë si të gjithë evropianët e tjerë. Kush e ka harruar, duhet t’ia kujtojë. Mos harrojmë që dhe sot LSI-ja mban një nga postet, ndoshta jo të pushtetshëm, pa polici, pa tendera, siç është Ministria e Integrimit.

Është një Ministri që në dukje për njerëzit është po themi burokratike, por në fakt është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. është një Ministri që përballet çdo ditë jo vetëm me intriga, por përballet çdo ditë me vështirësitë, me korrupsionin, pe pabesitë, me indiferencën, me paaftësinë herë pas herë edhe të administratës tonë, e cila çdo ditë gjithë këtë zullum që e bëmë dashje pa dashje në politikën shqiptare, duhet ta mbulojmë, ta pastrojmë apo dhe ta lajmë. Është një vështirësi shumë e madhe sepse ne duhet të ecim patjetër në rrugën e integrimit evropian dhe që të ecësh në rrugën e integrimit evropian duhet të kryesh disa procese të cilat nuk janë në dorë të LSI-së por në dorë të të gjithë aktorëve politik duke filluar që nga opozita, nga të gjithë partnerët tanë bashkëqeverisje në koalicion. Dhe unë dua ta përgëzoj pak këtu Klajdën ën emrin tuaj për këtë punë të vështirë që ajo bën, edhe pse herë pas here detyrohet të mbylli gojën dhe ti mbajë gjërat për brenda sepse gjërat duhet të ecin në rrugën e duhur. Por që të ecësh në rrugën e duhur duhen edhe njerëzit e duhur.
Kështu që kjo është LSI-ja, është një parti e vogël në dukje, në fakt merret edhe me hallet e vogla, me problemet e vogla të njerëzit që të cilat janë të përditshme. Sepse hall i madh është për të shkuar në Hënë, nuk është hall i madh të sigurosh bukën e përditshme, quhet hall i vogël sot. Nuk është hall i madh të shkollosh fëmijët, nuk është hall i madh të krijosh një vend pune për të garantuar që të paguash dritat dhe ujin se përndryshe futesh në burg. Nuk është hall i madh të kesh para për të blerë librat e fëmijëve të tu. Nuk është hall i madh të kesh para të blesh ilaçet e prindërve të tu të sëmurë, por janë halle të vogla, halle të vogla që njerëzit do t’i gjejnë dhe do t’i zgjidhin tek LSI-ja. Sepse LSI-ja vërtet është një shtëpi e vogël por ka nj derë të madhe dhe të hapur gjithmonë kudoherë dhe kurdoherë për këdo që do të vijë tek ajo.

LSI-ja është një parti e njerëzve të thjeshtë, sepse shqiptarët janë nëjrëz të thjeshtë. Jemi një popull që nuk e kemi kaluar revolucionin industrial akoma, dhe mesa duket tranzicioni është revolucioni industrial që po kalojnë shqiptarët.
Duke qenë një popull i thjeshtë, ne kemi nevojë për një politikë të thjeshtë. Nuk kemi nevojë për një politikë të madhe, nuk kem nevojë për ëndrra të parealizueshme. Ne kemi nevojë për nj ëndërr të thjeshtë, për një ëndërr të vogël, për një ëndërr të bukur që të jetojmë të lumtur në vendin tonë të vogël dhe të thjeshtë. Ne nuk kërkojmë një pikturë të madhe me shumë ngjyra, ne kërkojmë pikturën tonë, piktura jonë është një Shqipëri evropiane dhe një Shqipëri e shqiptarëve.
Jam e bindur që kam qenë e juaja, jam e juaja, do të jem e juaja edhe pse vajza ime e vogël do të bëhet xheloze për këtë që them, pro të jeni të bindur që jeta ime pjesën më të madhe të saj e ka kaluar në politikë. Edhe dashuria ime në politikë ka qenë, është dhe do të jetë, dhe fëmijët e mi u rritën në politikë dhe ndoshta e vetmja po të themi ndjenjë faji që mund të ketë një grua si puna ime, dhe jam e bindur se pas disa vitesh edhe Klajda, Erisa dhe të gjithë nënat e reja do ta ndiejnë këtë po të themi një ndjenjë faj që do të kenë sepse vitet më të bukura të fëmijëve tanë ne i kalojmë duke luftuar, duke punuar për të bërë disa gjëra sado të vogla, por shpresojmë që të jenë të mira.
Ju urojë suksese të gjithë ekipit të ri

Dua të them edhe dy gjëra shumë të rëndësishme. Mos harroni që LSI-ja është e vetmja alternativë që kanë sot shqiptarët. E vetmja alternativë, është e vetmja parti që nuk ka asnjë lloj kompleksi në të gjithë gjërat e saj, është vetmja parti që ka kodet e saj të funksionimit të cilat janë respekto ligjin dhe respekto zotin lart në qiell. Janë dy gjëra shumë të rëndësishme, dy kode të pacenueshme të cilat këtë e bëjnë që LSI-ja të rritet çdo ditë e më shumë sepse në bazë të saj dhe në themelet të saj qëndron jo vetëm familja dhe dashuria për njëri tjetrin, por qëndron shqiptarizmin që ajo ka, vlerat shqiptare që ajo ndërton. Unë e them me bindje që LSI-ja do të jetë forcë fituese në zgjedhjet e 18 qershorit sepse LSI-ja ka një sekret. Sekreti i LSI-së janë të rinjtë dhe të rejat, janë djemtë dhe vajzat e saj që rriten çdo ditë, shtohen çdo ditë dhe e bëjnë çdo ditë më të madhe LSI-në por edhe më të bukur.
Suksese dhe fitore në zgjedhjet e 2017!

*Fjala e deputetes së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në Konventën e Tiranës

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: