“Ne me çantë në dorë jemi. Nuk na ngelet hatri”, kështu u shpreh pas eliminimin nga Debreçen trajneri Erenst Gjoka, duke paralajmëruar një shkarkim të mundshëm të tij nga stoli i Kukësit. Nuk ka vonuar shumë, brenda 24 orësh, klubi verilindorë ka njoftuar zyrtarisht largimin e Ernest Gjokës nga stoli i Kukësit:

Kukesi Gjoka
Kukesi Gjoka

“Trajneri Ernest Gjoka nuk do të jetë më në krye të skuadrës së Kukësit. Vendimi është marrë pas rezultateve zhgënjyese të ndeshjeve kualifikuese të Europa League. Klubi ynë trajnerit Gjoka i ka dhënë gjithë mbështetjen e mundshme, sidomos pas rikthimit të tij në krye të bankinës së skuadrës nënkampione të Shqipërisë. FK Kukësi falënderon trajnerin Gjoka për punën e bërë në krye të ekipit, lexohet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Gjoka
Gjoka

Shkarkimi i Gjokës është vetëm fundi i një vale shkarkimesh të shumta që shoqëruan sezonin e Kukësit, ku gjithçka nisi me trajnerin Pakult, u pasua me Armando Cungun, u vijua me Ramadan Ndreun dhe u mbyll me Gjokën. Pas një sezoni ku u mjaftuan vetëm me Kupën e Shqipërisë, Kukësi përgatitet për një revolucion të ri teksa njoftojnë që shumë shpejt do të njoftojnë për trajnerin e ri i cili objektiv kryesor do të ketë fitimin e titullit Kampion, Kupës së Shqipërisë si dhe përfaqësim sa më dinjitoz në Kupat e Europës.

Ilir Daja
Ilir Daja

Sipas të gjithë gjasave trajneri i ri i Kukësit pritet të jetë Ilir Daja, me teknikun kryeqytetas i cili është një trajner i lirë pas largimin nga Flamurtari.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: