Një debat me tone të ngritura ka qenë ai mes kryetares së komisionit hetimor të “Shëndetësisë” Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.

Ndreca ka “akuzuar” Vokshin se është në komision për të marrë aksione politike dhe jo për të organizuar punën e për të dëgjuar dëshmitarët.

Ndreca: Po ju bëj thirrje zonja kryetare të ruani qetësinë,. lëre guximin tonë se nuk na e tregon dot ti.
Ngritja e zërit u bë për uzurpimin që i bën mikrofonit. Nuk mund të flasësh 30 min për çdo anëtar që flet nuk mund të abuzosh.
E bën muzikë a thua se morali yt është edhe i yni. Lëreni anëtaren ta vlerësojë ajo moralin. Ligjet i kemi për të ndarë atë që është e drejtë apo jo.
Nëse keni ardhur të dëgjoni dëshmitarët jemi të gatshëm. Nëse keni ardhur të merrni copa aksionesh politike në komision ne nuk jemi këtu për këtë punë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: