Teuta e Durrësit duket se po bën një revolucion në prag të sezonit të ri, teksa ka shkuar në katërt lojtarë lista e të larguarve deri më tani, ndërsa priten edhe firo të tjera nga skuadra e Bledi Shkëmbit. Kështu, pas Erlis Frashërit dhe sulmuesit Amadu Latif, klubi durrsak ka njoftuar për dy largime të tjera.

Teuta Njoftim
Teuta Njoftim

Qendërmbrojtësi Ditmar Bicaj dhe mesfushori nga Guinea Seku Kamara, nuk do të jenë më pjesë e bregdetarëve në sezonin e ardhshëm. Teuta, në një njoftim zyrtar, ka bërë me dije se Bicaj dhe Kamara kanë marrë letrat dhe janë lojtarë të lirë. Ndërkohë trajneri Shkëmbi pret minimalisht 5 përforcime për të ndërtuar ekipin me të cilin do të përfaqësohet në Kupat e Europës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb