ELBASAN

63-vjeçari italian i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm, ndodhej në një hotel në Tregan së bashku me gruan. Çifti i bashkëshortëve ndodhej aty prej disa ditesh pasi frekuentonin llixhat kurative të Treganit të Elbasanit.

Sot kur ishte bërë gati për të dalë së bashku me bashkëshorten për të zbritur në restorantin e hotelit për të konsumuar mëngjesin, 63-vjeçari kishte thënë se nuk ndjehej mirë.

Menjëherë është njoftuar mjeku i qendres kurative dhe autoambulanca, por ka ndërruar jetë në krahët e bashkëshortes.

Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes së tij mund të ketë qenë ataku kardiak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb