VLORË

Policia e Vlorës ka vënë në pranga pronarin e lokalit ku ndodhi plagosja e një 46-vjeçari mbrëmjen e së dielës. Sipas të dhënave zyrtare, në vijim të plagosjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar në ambientet e një lokali në lagjen “Partizani” Policia ka arrestuar në flagrancë pronarin e lokalit, shtetasin A.J., 55 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas pas ngjarjes së ndodhur nuk ka kallëzuar në organin policor për plagosjen e shtetasit G.Ll. dhe ka mbyllur lokalin duke kryer veprime të tjera me qëllim dëmtimin e provave.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: