TIRANE

Ashtu si për çdo javë, edhe sot kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që përmes rubrikës ‘Përgjigja ime’ ti japë shpjegime një qytetari. Kreu i qeverisë i është përgjigjur një komentuesi që kritikonte punën e qeverisë në Divjakë.

Teksa kërkonte nga ai që t’i hiqte kamatvonesat e banorëve të fshatit Staravec, Rama i shpjegon në rubrikën ‘Përgjigja ime’ që energjia nuk merret, por blihet.

Rama i përmend edhe deputetin e PS-së në Qarkun e Lushnjës, Erion Braçe të cilin ia prezanton komentuesit si krahun e djathtë në atë qytet që njeh çdo problematikë.

“Përshëndetje Besi. Atë fshatin që quhet Staravec nuk ka nevojë t’ma prezantosh se e njoh. Në fshatin e quajtur Staravec, si në tërë zonën e Divjakës kam një shok që e kam edhe deputet, Erion Braçe që s’ka nevojë ta prezantoj besoj. Ç’hyn Erioni këtu do pyesësh ti me siguri. Në rastin më të keq mund t’i fusësh Erionit një të sharë, siç më ke sharë edhe mua. Erion hyn këtu se ku ka diçka që nuk shkon në Divjakë ai e merr vesh. Kur ka diçka që nuk shkon për faj të institucioneve në Tiranë apo Divjakë unë e marr vesh i dyti pas Erionit. Për pompën e Divjakës nuk e pyeta para se të përgjigjesha, sepse sipas meje përderisa Erioni nuk ma ka thënë i bie që nuk është punë kamatvonesash, po mospagesash me idenë e dalë kohë se energjia merret dhe nuk blihet. Në këtë vijë edhe Erioni mendon si unë. Energjia nuk merret Besi, po blihet. Nuk e zgjodha komentin tënd as për pompën që nuk ndizet apo që shkrimi yt thyen edhe këmbët e pulave të Divjakës.

E di ti që Divjaka është lider në eksportet bujqësore, në vendin tonë dhe e para bashki që ka bërë përfunduar hapjen dhe pastrimin e të gjitha kanaleve. Ti dhe çdo tjetër që sjell në këtë faqe gjuhën e politikës rrugës nga kafenetë dhe lotot duhet të dish që eksportet bujqësore këtë vit do të kapërcejnë 3 qind milionë euro. E di sa ishin një vit më parë më pak se 100 milion euro pra janë dyfishuar dhe tregun e atyre të shkretëve që quan ti se paguajnë edhe energjinë sa ngryset. Këtë vit për herë të parë në 28 vjet janë rritur eksportet bujqësore. Është rritur fuqia prodhuese vendase.

Kjo do të thotë Qeveria jonë i nxit fermerët, të gjitha ata që duan të punojnë me sytë nga e ardhmja. Tregu i atyre të shkretëve që paguajnë energjinë dhe fitojnë shumë lek nuk ia gjen qeveria por krahët e forta. Ato nuk dalin fare në mesin e kazanit mediatik, ku del më shumë pompa jote e fikur, por nuk do të thotë se nuk ekzistojnë. Zerimi i TVSH-së sjell edhe importet e di çdo të thotë Vetëm Divjaka dhe fermerët e saj përfitojnë direkt 3.6 milionë dollarë.

Përfitimi është më i madh zerimi i TVSH i jep fund konkurrencës së pandershme, godet imputet jocilësore kjo masë vjen si rezultat i reformave tona të thella që e bën buxhetin e 2019-ës buxhetin e fshatit. Ku financimi direkt kalon 100 milionë dollarë, kështu që Besi me këtë qeveri njerëzit e punës kudo qofshin në qytet apo në fshat nuk janë të shkretë, i shkreti je ti. Ashtu si analistët e kazanit, që ia fusin kot nga fillimi në fund, që nuk vlejnë as me një thes me jonxhë të gjithë bashkë, e mbyll komentin me një sharje vulgare, natyrisht i falur nga ana ime. Falja ime nuk të bën aspak më të shkretë ty dhe çdo të paditur këtu që shpalos me krenari një vulgaritet”, -tha Rama.

Komenti i qytetarit
Me që ra fjala Edin e kanaleve në fshatrat e Divjakës është një fshat që quhet Staravec dhe kryesisht në vitin 2000 një shoqat bamirësie i bëri fshatit dhurat një pomp uji të madhe e cila bën të mundur marrjen e ujit nga hidrovori dhe e pompon në kanalet vaditëse. Veren që shkoj u than gjithë të mjellat për shka e pompa nuk punon me jo se ka difkt…por se fshatarët nuk kanë lek të paguajnë kamtvonesën e dritave që ju ke vën në fyt…mir që nuk ju gjeni treg të shkretëve për të shitur të mjellat ose të paktën të pastroni kanalet por të paktën hiqja komatvonesën se nuk ka lek fshati të paguajë 18 vite drita si komatvones boll ka i shkreti komatvonesën e shtëpis…ashtu siç është ajo shprehja e mjaft e njohur në popull nuk nxirret vjam nga pleshti z.Edvin kristaq faqeziu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: