TIRANË – Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e një banke të nivelit të dytë që operon në vend, për sekuestrimin e pasurisë së biznesmenit serbo boshnjak Damir Fazlliç. Mësohet se togat e zeza kanë lëshuar “urdhrin e ekzekutimit për Kontratën për Kredi Afatmesme lidhur midis kësaj banke dhe Shoqërisë “Crown Acquisitions” sha, në shumën totale prej 465,439,220.97 leke.

Damir Fazlliç nuk i ka paguar bankës paditëse huanë prej 3.3 milionë eurosh qe i ka marrë. Nga detajet e çështjes të regjistruar më 31 mars 2015, mësohet se paditësi, në këtë rast banka ka paditur kompaninë ‘Crown Acquisitions’ sha, e cila rezulton në pronësi të biznesmenit Damir Fazlliç. Bëhet fjalë për një urdhër ekzekutimi mbi që ka për objekt “Lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për kontratë për kredi afatmesme. Vendimi për lëshimin e urdhrit të sekuestros është dhënë nga gjyqtarja, Kace Agolli. Pak kohë më parë edhe një bankë tjetër shqiptare kishte ngritur të njëjtën padi ndaj Fazlliçit.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb