Lionel Mesi ylli dhe kapiteni i Barcelonës, përpara ndeshjes miqësore me Arsenalin, ka dalë para tifozëve dhe ka folur për objektivat e skuadrës dhe jo vetëm.


Përmbysja dhe skualifikimi nga Liverpuli ka lënë shumë shije të hidhur tek tifozët, të cilët Mesi i ka qetësuar duke thënë se pas disa vitesh këto arritje të skuadrës do të vlerësohen.


“Unë nuk pendohem për asgjë. Është e vështirë të them diçka rreth sezonit të shkuar, por unë e përsëris atë që kam thënë. I besoj këtij ekipi, lojtarëve, stafit dhe nuk asnjë dyshim se do të luftojmë së bashku për çdo gjë”, ka thënë Mesi.


Ndërkaq ai ka shtuar: “Sezoni përfundoi disi hidhur për mënyrën se si ndodhi, por unë mendoj duhet t’i japim vlerë kampionatit që fituam. Janë 8 në 11 vite. Kjo është një arritje e madhe për çdo klub. Ndoshta sot ne nuk i japim asaj vlerën që meriton, por disa vite më vonë do ta kuptojmë se sa e vështirë është”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: