Ish banorja e Big Brother dhe modelja Franceska Jace është një nga personazhet mjaft të komentuar dhe shpesh tërheq vëmendjen e saj për shkak të fotove mjaft seksi që poston në rrjetet sociale.


Së fundmi është publikuar një video nga faqja “Vipat e bllokut”, ku shihet ish banorja e Big Brother teksa është përshirë në një sherr në një nga lokalet e kryeqytetit, por motivet nuk dihen.


Në pamje shihet një grup personash të mbledhur dhe njëri prej tyre duket se qëllon me grushte. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Françeska, e cila mesa duket ka preferuar të qëndrojë në heshtje.

franceska jace
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: