Drejtoria Rajonale e Autoriteti Kombëtar të Ushqimit Tiranë ka kryer kontrolle në dy operatorë të biznesit ushqimor që ushtronin prej vitesh aktivitetin në informalitet të plotë të sigurisë ushqimore.

Kontrolli është ushtruar pas informimit paraprak të këtyre operatorëve për përmbushjen e kërkesave ligjore të sigurisë ushqimore dhe në kushtet e mosveprimit nga ana e tyre.

Nga kontrolli ka rezultuar se subjekti “Mexhit Hoxha” me aktivitet “Restorant” Kamëz, Tiranë, ushtronte veprimtarinë i pa pajisur me licencën përkatëse, në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare (frigoriferët ishin të amortizuar dhe me prani ndryshku, mungonte analiza e ujit dhe lavamani ishte i dëmtuar) dhe pa manualin/sistemin e vetëkontrollit (HACCP).

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative të mëposhtme:
Gjobë me vlerë 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar licencën përkatëse;
Gjobë me vlerë 500,000 lekë për mungesë të kushteve higjieno-sanitare,
Gjobë me vlerë 200,000 lekë për mungesë të planit të vetëkontrollit (HACCP),
Ndërprerje e aktivitetit në mënyrë të menjëhershme, deri në licencimin e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Subjekti “Tahir Buci” me aktivitet “Market” Kamëz, Tiranë, ushtronte veprimtarinë i pa pajisur me licencën përkatëse, pa manualin/sistemin e vetëkontrollit HAÇP (nuk mbante regjistra për monitorimin e temperaturave në ambientet frigoriferike, nuk mbante regjistra pastrimi dhe dezinfektimi etj.), si dhe nuk posedonte sistemin e gjurmueshmërisë për produktet që tregtonte.
Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative të mëposhtme:

Gjobë me vlerë 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar licencën përkatëse,
Gjobë me vlerë 200,000 lekë për mungesë të manualit të vetëkontrollit,
Gjobë me vlerë 200,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
Gjobë me vlerë 200,000 lekë për veprime në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit,
Ndërprerje e aktivitetit në mënyrë të menjëhershme, deri në licencimin e tij.

AKU, ndërkohë që vijon punën intensive në të gjithë vendin, duke kontrolluar zbatimin e kërkesave ligjore, ju bën thirrje të gjithë operatorëve të biznesit ushqimor që të kontrollojnë plotësimin e dokumentacionit për ushtrimin e aktivitetit në përputhje me ligjin, duke shmangur në këtë mënyrë masat administrative.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb