TIRANE

Ditën e djeshme u bë virale në rrjetet sociale një video ku Luizi ka përmendur një nga debatet me Dean brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, ku pretendon se kjo e fundit e ka cilësuar si “provincial”.

Teksa ka pasur një sërë reagimesh mbi deklaratën e tij, edhe vetë Dea është përgjigjur nëpërmjet ‘story-t’ të saj në Instagram, ndërkohë që fill pas kësaj, edhe Luizi duket se ka pasur diçka të fundit për të thënë.

Në një nga video live, fituesi i ‘BBVIP’, në mënyrë indirekte duket sikur reagoi edhe një herë për situatën e krijuar, duke theksuar se e di që gabon, por do mundohet që ta mendojë mirë atë çfarë thotë.

“Nuk po flas ndonjë fjalë më shumë, sepse çfarë do që të flas duket sikur e kam personale me dikë, por unë s’kam asgjë me njeri. Këtu do të jem, këtu do të rri, siç i kam bërë ballë gjërave, do t’i bëj deri në fund. Çfarë nxjerr nga goja mbaj vetë përgjegjësi. Do të jem i drejtpërdrejtë gjithmonë siç kam qenë. Edhe unë gaboj, por mundohem që çfarë them, ta mendoj mirë dhe t’i them në sy gjërat për gjithçka.”- u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: