Pedagogu, Shpend Gashi i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në Neës24, ka diskutuar rreth situatës politike në vend.

Gashi tha se deputetët e opozitës nuk po e luajnë kartën e opozitarizmit por po shohin interesat personale për vendin dhe karrigen e tyre.

Gashi tha se më herët mendimin e tij ua ka shprehur edhe disa deputetëve të opozitës se sipas tij nuk është korrekte që një deputet i opozitës të shkoj dhe të takojë qytetarët e thjeshtë me mjet apo veshje shumë luksoze.

Gashi tha se shembull i mirë ishte i ndjeri Sokol Olldashi i cili para shumë vitesh arriti të thyejë Fierin, por ai takoi të gjithë qytetarët shtëpi më shtëpi dhe i dëgjoi hallet e tij.

Shpend Gashi:

Ka nga ata njerëz që nuk po e luajnë kartën e oporitarizmit por se si  ë jenë në listë, pra njerëzit e thjeshtë dalin pa e ditur çfarë është mosbindja civile.

Kjo është revoltë e pak njerëzve, për Shpend Gashin vjedhja e votave ka qenë e madhe tek zgjedhjet e kaluara.

Ky është faj që është jetim, s’ja vendos dot opozitës, Ramës apo ndërkombëtarëve.

Por PD duhet të bëjë një reformim strukturor brenda vetes, sepse me këtë ritëm Rama nuk do ikë nga pushteti.

Jua kam thënë edhe deputetëve, nëse shkon e takon qytetarët me makinë me milion euro ti nuk I thua dot një qytetari të Fierit se Rama ka vjedhur 50 milion euro, ai se kupton këtë…

Deputeti duhet të jetë i veshur thjeshtë, jo si leckaman por ta bësh qytetarin me halle jo njëherë në 4 vite.

I ndjeri OIldashi e theu Fierin se s’la njeri pa takuar e pa shkuar në çdo shtëpi e duke dëgjuar njerëzit por iu dha shpresë njerëzve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: