Dashuria ndaj një partneri është një ndjesi që mungon në jetën e Françeska Rustem. Në një intervistë për “Pushime On Top”, bukuroshja e shpreh hapur dëshirën, shoqëruar nga një psherëtime.

Megjithatë, duket se dashuria do të presë edhe pak sepse ka një pengesë në jetën e 19-vjeçares që ‘i shpëton’ djemtë prej saj.

“Ah moj Lei sa do të doja! Në fakt është një pyetje shumë e bukur dhe do të doja shumë që të isha e dashuruar në një marrëdhënie sepse normalisht që unë jam e dashuruar me jetën, me shoqërinë, me familjen, me veten time, por për një lidhje sentimentale për momentin nuk kam kohë. Mendoj që ajo lidhja sentimentale dhe marrëdhënia do momentin dhe përkushtimin e saj kështu që nuk po marr njeri në qafë akoma.”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: