Madonna ka folur edhe një herë për gjendjen e saj shëndetësore, pak ditë pas turneut të saj botëror, duke thënë se ende nuk është rikuperuar plotësisht.
Gjatë paraqitjes së saj të shtunën në Antwerp të Belgjikës, ylli 65-vjeçar u emocionua teksa fliste për aventurën e saj shëndetësore.
Siç tha ajo, ajo që ka kaluar i ka kujtuar nënën e saj, Louis Ciccone, e cila vdiq nga kanceri i gjirit në moshën 33-vjeçare.
“Kam pasur këtë mendim të çuditshëm. Papritur, ndjeva një simpati dhe ndjeshmëri për nënën time. Për sa e vetme duhet të jetë ndjerë në spital, duke e ditur se nuk do të jetonte. Dhe më është dhënë një mundësi tjetër”, tha ajo gjatë paraqitjes së saj.
“Kështu që unë jam mirënjohës për këtë. Më duhet t’ju them se për momentin nuk ndihem shumë mirë. Por nuk mund të ankohem, sepse jam gjallë. Falenderoj Zotin për fëmijët e mi dhe për të gjithë ju dhe për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Unë vërtet e vlerësoj atë. “Më pak se katër muaj më parë, isha në një spital pa ndjenja dhe njerëzit mendonin se mund të mos ia dilja dot”, thotë ajo.
Madonna announces she’s sick just one week into tour after life-threatening health scarehttps://t.co/4b7vAexLtg pic.twitter.com/mjtnoM61Au
— Daily Express (@Daily_Express) October 24, 2023
Ajo përfundoi duke thënë: “Është një mrekulli që jam këtu në këtë moment. Nëna ime, Zoti e bekoftë, duhet të më ruajë. Ajo me tha ‘vajzë, nuk është koha për të shkuar’”.
Kujtohet se pasi Madonna u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj, ajo u dërgua në një spital të Nju Jorkut ku u intubua në ICU për të paktën një natë. Siç shpjegoi agjenti shumëvjeçar i Madonna-s, këngëtarja 64-vjeçare kishte pësuar një infeksion të rëndë bakterial.