TIRANE– Një i ri nga Rrësheni ka goditur me grusht një 23-vjecare në rrugën e ‘Elbasanit’ në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme teksa D.L 23 vjeç, banues në Rrëshen ka goditur me grusht shtetasen L.GJ 23 vjeç, banuese në Tiranë.

Nga dëshmia e dhënë në polici, sherri fizik mes të rinjve ka ardhur për shkak se vajza nuk ka pranuar të lidhet me djalin.

Ajo ka treguar se prej kohësh ai e përndiqte, deri në veprimin e rëndë të një dite më parë në kryeqytet. Policia është vënë në kërkim të 23-vjeçarit nga Rrësheni dhe ka nisur hetimet për ngjarjen.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: