SHKUP- Një shitëse e një marketi në Shkup është plagosur me armë zjarri.

Nga kamerat e sigurisë të publikuara nga Alsat M shihet momenti kur një person i armatosur plagos me armë zjarri shitësen në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Kemal Sejfullah’, ndërsa shitësja e plagosur është Gylxhan Ali e lindur më 17 mars 1992.

Dyshohet se personi që e ka plagosur është pronari i marketit Ajrullovski Sherif për shkak të ndërprerjes së lidhjes se dashurise mes tyre. Policia ka nisur kërkimet për arrestimin tij.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=7&v=7uiQVbRpdKA
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: