Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp deklaroi se nuk pritet asnjë risi në lidhje me ndryshimet në kabinetin qeveritar të propozuar ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama në kongresin e PS.

Meta u shpreh se personi i propozuar për postin e ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, aktualisht drejtor i Portit të Durrësit, është një person me shtetësi greke.

“Pa u larguar Rama, nuk ka shpresë në këtë vend. Nuk pritet asnjë risi nga ndryshimet e bëra

Ministër i Mbrojtjes propozohet një person me shtetësi greke, u bë publike kur ishte në kabinetin e ministrit Bushati kur i erdhi fletëthirrja për të kryer shërbimin ushtarak.
Pyrtja është nëse vijon të jetë shtetas grek.
Mund të luajë rol jo në interesat e shtetit shqiptar.
Ndoshta ky është qëllimi i Ramës dhe arsyeja e propozimit të tij”, tha ai.

Më tej Meta tha se duhet të ketë asnjë dyshim se në 2025 do të kandidojë për deputet, ndërsa u shpreh se është i bindur se do ta thyejë disa herë herësin.

A do të kandidoni i vetëm në zgjedhjet e ardhshme, apo në listë me Berishën, sepse keni deklaruar më herët se do të jeni kandidat për deputet në kryeqytet?

Përgjigje: Kush e vendos në diskutim se unë do të jem kandidat për deputet në kryeqytet, bën gabim të madh, dhe besoj se do ta thyej disa herë hersin.
Dhe së fundmi kam një kërkesë për bashkinë e Krujës, se të thuash për qeverinë është humbje kohe, që të përpiqet ta mirëmbajë atë rrugën për në Qaf-Shtamë.
Sepse, nuk kërkon shumë investime, dhe në disa segmente, por kërkon pak mirëmbajtje, dhe pak kujdes. Edhe, Qafë-Shtama është një nga pasuritë më përrallore që ka jo vetëm bashkia e Krujës, por që ka e gjithë Shqipëria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb