Nuk arriti të linte gjurmë me ekipin përfaqësues, i kushtëzuar edhe nga një dëmtim në ndeshjen me Çekinë, por në Champions League Aziatike, Jasir Asani nuk di të ndalet. Sulmuesi kuqezi u aktivizua si zëvendësues për ekipin e tij Gwangju, por i mjaftoi vetëm një minutë në fushë, një prekje, për të realizuar një super gol.

Në minutën e 58-të, Asanit përfitoi nga një top i kthyer në zonë dhe fluturimthi më të majtën dërgoi topin në rrjetë duke zhbllokuar takimin kundër Shangai Shenhua.

Kujtojmë që ky ishte goli i tij i 7-të në këtë edicion të Chanpions League aziatike, plus një assist, duke udhëhequr i vetëm edhe listën e golashënuesve më të mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: