TIRANË

Nuk i ka shpëtuar burgut të përjetshëm Fadil Kasëmi për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildez Hafizi. Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë të Krimeve të Rënda, e cila e ka dënuar Kasemin me burg të përjetshëm për vrasjen e 31 gushtit 2017 që tronditi jo vetëm Tiranën.

Krimet e Rënda kërkuan gjithashtu që dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. 39-vjeçarja u qëllua me 2 plumba pistolete brenda makinës së saj nga Fadil Kasemi, pas disa kalvareve në të kaluarën, nga të cilat kishte marrë edhe një urdhër mbrojtjeje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb