Një 47-vjeçar me origjinë senegaleze, i identifikuar si Ousseynou Sy është arrestuar nga policia e Milanos pasi ka marrë peng një autobus me nxënës dhe më pas e ka djegur. Ngjarja ka ndodhur në San Donato, në afërsi të Milanos.

Burri me dokumente italiane që prej vitit 2004 rezulton të jetë një person me precedentë penalë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dhunë seksuale.

Ai ka marrë peng sot autobusin me studentë, ndërsa mediat italiane raportojnë se i ka kërcënuar studentët me jetë: “Dua t’i jap fund, vdekjet në Mesdhe duhet të ndalen”. “Nuk shpëtoni të gjallë”. Policia ka mundur të ndërhyjë në kohë, ndërsa asnjë prej studentëve nuk është plagosur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në autobus ishin 51 nxënës
Në bordin e autobusit kishte 51 fëmijë të shkollës së mesme Vailati të Crema me mësuesit e tyre. Njëzet e dy fëmijë dhe një i rritur u transferuan në spitalet lokale. Një djalë dhe një i rritur janë në një gjendje pak më të rënduar, kurse të tjerët kanë marrë lëndime më të lehta, transmeton TGcom24.

Dyshime për terrorizëm
Për Ousseynou Sy tashmë të arrestuar janë ngritur disa akuza dhe ata janë rrëmbimi, masakra, vendosja e zjarrit dhe rezistenca. Përveç kësaj, zyra e prokurorisë së Milanos ka hetuar rrethanën rënduese të terrorizmit për shkak se, siç shpjegohet nga kreu i kundër terrorizmit milanez Alberto Nobili në bashkëpunim me autoritetet, i dyshuari ka bërë një gjest “të pazakontë”. Prokuroria e Milanos do të kryejë gjithashtu një hetim sesi një njeri që kishte precedentë për ngjarje të makinës në gjendje të dehur dhe dhunë seksuale mund të ishte një shofer.

Ousseynou Sy, i divorcuar nga gruaja italiane

Autori i rrëmbimit, Ousseynou ka lindur në Francë dhe ka jetuar në Crema për disa kohë. Ai ishte i martuar me një grua italiane nga e cila më pas ishte divorcuar. I dyshuari kishte 15 vjet që kishte nisur punën në Itali. Fillimisht kishte qenë pastrues, ndërsa për shkak të sjelljes së mirë, ishte bërë shofer autobusi. Ai u gjet fajtor për ngarjen e makinës në gjendje të dehur më 2007 në Breshia.

Ousseynou Sy kishte thënë përpara nxënësve fjali të tmerrshme të tilla si “Askush nuk do t’ju shpëtojë”. “Asnjë nuk do të dalë gjallë” etj. Kjo është raportuar nga komandanti i Karabinierëve Luca De Marchis. Sapo policia e ka bllokuar autobusin, i dyshuari ka dalë nga mjeti teksa mbante në dorë një çakmak dhe i vuri zjarrin automjetit, por se flakët janë shuar nga karabinierët, të cilët e arrestuan autorin e mw pas ndihmuan fëmijët që të dalin prej andej me radhë. Sipas karabinierisë, ai kishte për qëllim që të shkonte në Linate, aeroporti i Milanos. “Ai donte të shkonte në Linate dhe kishte pakënaqësi ndaj politikave migratore”.

Një djalë i ri dha alarmin në autobus
Sipas asaj që është rindërtuar deri më tani, 47-vjeçari po ngiste autobusin që duhej t’i çonte fëmijët në shkollë, pas një aktiviteti sportiv në natyrë. Në një moment i dyshuari ka ndryshuar rrugën për në Linate dhe ka thënë se do të shkonte për në aeroport. “Do të ikim në Linate. Të gjithë do të ikim për këtej”.
Pas kësaj fjalie djemtë kanë telefonuar prindërit, kurse njëri prej tyre ka telefonuar edhe policinë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: