Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video për të përcjellë një mesazh për zgjedhjet e 25 prillit.
Basha thotë se i pari është votuesi, ndërkohë që deri më tani shqiptarët janë udhëhequr nga qeveritarë arrogantë dhe përçarës.
Ai thotë se shqiptarët nuk duhet të dorëzohen, por të ngrihen dhe të ndërrojnë ata që udhëheqin, të ndryshojnë Shqipërinë.
VIDEO NGA LULZIM BASHA
A e dini cili është i pari?
A e di cili merr vendime për ty?
Jo ky. As ky dhe as ky.
Je ti!
Ti je ai që vendos për të ardhmen e këtij vendi.
Je drejtuar nga qeveritarë arrogantë dhe përçarës, që të kanë bërë të besosh se nuk ka më shpresë.
Por i pari je ti.
Nuk të pëlqejnë ata që të udhëheqin?
NGRIHU
DHE
NDËRROJI
Mos hiq dorë nga Shqipëria.
Ndryshoje Shqipërinë.
(BalkanWeb)