Pas ndeshjes së Shqipërisë ndaj Spanjës, në të cilën kuqezinjtë tanë u mposhtën 0-1, ka ardhur edhe reagimi i fortë i babait të qendërmbrojtësit Ardian Ismajli. Futbollisti i Empolit, nuk gjeti aspak hapësirë nga ana e teknikur Sylvinho, përgjatë të treja ndeshjeve që kombëtarja jonë zhvilloi.

Ja edhe reagimi i plotë i tij:
Ardian,
Bëhu i qendrueshum dhe i fortë për këtë padrejtësi, për këtë tradhëti, të jeni krenar për çdo gjë që keni dhënë për Kombëtaren sepse e kemi detyrim!
Zoti i shkatërroft të gjithë ata që ta vodhën ëndrrën qysh nga fëmijëria të cilën ma tregoje…
Zoti i shkatërroft ata që të bënë pabesi, të bënë tradhëti sepse shumë ke besuar dhe nuk keni faj se ne ballët e tyre nuk shkruante i pabes…
Je i qetë se ditë të bardha dhe karrierë të madhe jeni duke pritur, është shumë afër…

 

Foto Postimi Ismajli

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: