ITALI-Një biznesmen italian është arrestuar në Sassuolo, pasi akuzohet për mashtrim.

Biznesmeni rreth 70 vjeç, identiteti të cilit nuk bëhet i ditur u arrestua dje në mëngjes në një hotel në Sassuolo, pasi është dënuar nga gjykata shqiptare me 8 muaj burg në vitin 2016 për veprën penale ‘Mashtrim’.

Mësohet se italiani ka pasur një firmë ndërtimi në Shqipëri, por nuk ka paguar punëtorët, raportojnë mediat italiane.

Pas urdhër-arrestit të lëshuar nga autoritetet shqiptare, partnerët italianë janë vënë në lëvizje dhe kanë vënë në pranga 70 vjeçarin, për qëllim ekstradimi në Shqipëri.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb