Spanja triumfoi 2-1 në finalen e së djelës përballë Anglisë. Një festë e jashtëzakonshme për “La Roja-n” që me plotë meritë, pasi fituan 7 ndeshje nga 7, arritën të fitonin titullin e 4-ët në histori. Atmosfera ishte shumë entuziaste në përfundim të sfidës teksa edhe mesfushori Rodri, i shpallur futbollisti më i mirë i turneut theksoi:

“Spanja është një vend i madh. Në të shkuarën kemi patur zhgënjime, por nuk jemi dorëzuar kurrë. Botërori? Më parë të festojmë suksesin e arrtiur në këtë evropian”, përfundoi mesfushori i Manchester City-t.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: