VIDEO+FOTO/ Nuk u lejuan të hyjnë në seancë, deputetët e PD gjejnë zgjidhjen, ulen këmbëkryq në shkallët e Parlamentit
31 Tetor, 2024 11:10
Madhësia e tekstit:
Deputetët e PD janë ulur këmbëkryq në shkallët e Parlamentit pasi nuk janë lejuar të hyjnë në seancën plenare. Deputetët e PD vijojnë të jenë të përjashtuar 40-60 ditë jashtë punimeve të seancave të Kuvendit dhe punonjësit e gardës nuk i kanë lejuar të hyjnë në sallën e Parlamentit. Para Kuvendi është vendosur dhe një gardh metalik, kjo për të penguar hyrjen me forcë nga ana e deputetëve, siç kanë tentuar që prej nisjes së mosbindjes civile, pas arrestimit të ish-deputetit të PD, Ervin Salianji. Aksionin e saj opozita e lidh edhe me kërkesën për qeveri teknike, teksa ndodhemi 6 muaj larg zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.
Pasi janë shtyrë për disa minuta me efektivët e Gardës, ligjvënësit e opozitës kanë hequr dorë nga kjo formë rezistence. Ata kanë zgjedhur të ulen këmbëkryq mbi tapetin e kuq në hyrje të Kuvendit. Ndryshe nga seanca e të hënës ku deputetët demokratë të përjashtuar vendosën të mos shkonin në seancë, këtë të enjte skenari ishte ndryshe, shëmbëlltyrë e asaj që kemi parë edhe gjatë seancave të kaluara.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb