MALI I ZI

Dy vite pasi nuk u përfshi në listat e Partisë Demokratike si deputete, Jozefina Topalli merr një detyrë të re. Ish kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë është emëruar si eksperte e misionit të OSBE-së në Malin e Zi.

Lajmi bëhet me dije nga Parlamenti malazez, teksa thuhet se Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me kryetaren e Komisionit Legjislativ, Marta Sçepanoviç dhe anëtaren Jovanka Laliçiç.

Në takim dy palët folën për bashkëpunimin e suksesshëm mes Parlamentit të Malit të Zi dhe Misionit të OSBE-së në Malin e Zi, duke u fokusuar në përmirësimin e kapaciteteve të Parlamentit përmes mbështetjes për disa organe punuese.

Jozefina Topalli ka një karrierë të gjatë në politikë, por pas “perjashtimit” nga PD dhe kritikave ndaj kreut të PD Lulzim Basha, ajo ka vendosur të mos jetë aktive në arenën politike shqiptare.

  • foto galeri
  • foto galeri

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: