Një gafë shumë e rëndë, shumë evidente, shumë deçizive. Penalltia e akorduar në kohën shtesë në favor të Fiorentinës i ka kushtuar shtrenjtë arbitrit Rosario Abisso. Një muaj pezullim, dhe sipas të gjithë gjasave nuk do të drejtoj Interin deri në fund të sezonit.

Abisso
Abisso

Është e pa falshme se si një arbitër, i ndihmuar edhe nga VAR, të mos shoh qartë që topi nuk preku dorën e D’Ambrosios, duke i shkaktuar Interit një dëm shumë të madh, fjalë këto të thënë nga drejtori i deleguar i Interit, Beppe Marotta.

Abiso
Abiso

Abisso zhvilloi ditën e hënë një takim të gjatë me shefin e arbitrave në Serie A, Rizzoli ku iu komunikua edhe vendimi. Mbase do ti duhej pak më shumë kohë për të qëndruar i qetë e të reflektojë për të që bëri në sfidën Fiorentina-Inter, rikthimi i tij në fushë parashikohet më 31 mars, ndërsa Interin do ta ndjek vetëm nga televizioni, të paktën për këtë sezon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb