Andy Murray i thotë lamtumirë tenisit. Shpresa e fundit e ish-numrit një të Botës është që të jetë prezent në Wimbledon, por rreziku është ta mbylli karrierën e tij me Australian Open. “Dhimbjet në legen janë shumë të mëdha, më pengojnë të stërvitem.

Dua ta mbyll në Wimbledon por nuk jam i sigurt nëse do të jem në gjendje ta bëj. Sipas të gjithë gjasave Australian Open do të jetë turneu im i fundit”, u shpreh mes lotësh Andy Murray. “Dua ti jap fund sepse dua të bëjë gjera normale, si për shembull të vesh këpucët pa pasur dhimbje. Legenin e kamë shumë të dëmtuar, këtë më konfirmoi edhe kirurgu i cili më operoi një vit më parë.

Ndërhyrja nuk më shpërbeu për të ulur dhimbjet. A do të luaj vetëm dyshe? Jo, nuk e rrezikoj shëndetin”, u shpreh britaniku i vetëm i cili arriti të jetë numri një në botë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb