Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Kallëzimi është bërë me motiviacion për moszbatimin ose pengimin e interpretimit të gjykatës Kushtetuese për votën e Diasporës.

Në kallëzim thuhet se “mbi Kuvendin e Shqipërisë, në cilësinë e organit publik (palë ndërgjyqëse në atë gjykim) të ngarkuar drejpërdrejt me vendimin e Gjykatës Kushtetuese numër 38, datë 09.12.2022, rëndon detyrimi për zbatimin e këtij vendimi, brenda një afati 1 vjeçar nga data e hyrjes në fuqi të vetë vendimit (dita e fundit e përmbushjes së afatit 1 vjeçar daton më 12.01.2023)”

“Shkas fillestar i këtij kallëzimi, është fakti se Gjykata Kushtetuese, ka emetuar një vendim të saj, me numër 38 datë 09.12.2022.

Në dispozitivin e këtij vendimi, në pikat 2 dhe 3. Gjykata ka vendosur: 2. Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor. 3. Detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti. Kështu pra, rezulton se mbi Kuvendin e Shqipërisë, në cilësinë e organit publik (palë ndërgjyqëse në atë gjykim) të ngarkuar drejtpërdrejt me vendimin e Gjykatës Kushtetuese numër 38, datë 09.12.2022, rëndon detyrimi për zbatimin e këtij vendimi, brenda një afati 1 vjeçar nga data e hyrjes në fuqi të vetë vendimit (dita e fundit e përmbushjes së afatit 1 vjeçar daton më 12.01.2023).

Për më shumë, detyrimi konsiston në “plotësimin e boshllëkut ligjor”, pra miratimi i rregullave normative shtesë, të rangut ligj, proces që sipas Kushtetutës është kompetencë ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë. Deri në datën e depozitimit të këtij kallëzimi, në bazë të informacioneve publike, nuk rezulton që Kuvendi i Shqipërisë të ketë përmbushur detyrimin për zbatimin e vendimit të Gjykatës”, thuhet nder te tjera ne kallëzim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb