SHBA – Mbulimi, në revistën më të famshme në botë për fotot nudo nuk zgjati dot më shumë sesa një vit. “Playboy” thotë tani se heqja e lakuriqësisë ishte një gabim dhe ka vendosur që t’i kthehet linjës së vjetër.

“Sot po rimarrim mbrapsht identitetin tonë dhe do të tregojmë edhe njëherë se cilët jemi në të vërtetë”, shkroi në “Tëitter” drejtori i ri kreativ, Cooper Hefner.

Edicionin mars-prill, revista e promovoi me foton e vajzës së muajit, shoqëruar nga hashtagu “lakuriqësia është normale”.

Disa përdorues të mediave sociale e mirëpritën kthesën e “Playboy”-t, duke e përshkruar si një vendim të mirë. Të tjerë janë skeptikë e shprehen se revista u detyrua të merrte rrugën e vjetër, sepse e reja nuk po shiste edhe aq shumë. Ja disa nga kopertinat më të bukura të revistës së famshme për meshkujt “Playboy”.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: