MAT- Procesi i numërimit të votave për Këshillin Bashkiak në KZAZ 16 në Mat është ndërprerë pasi janë tërhequr komisionerët dhe numëruesit e djathtë. Shkak është bërë hapja e kutisë me materialet zgjedhore nga ana e komisionerëve të majtë. Ata e kanë quajtur këtë vendim të njëanshëm. Megjithë kontestimin e të djathtëve, komisionerët e majtë kanë hapur kutinë.

Ndërkaq mësohet se janë shkarkuar të gjithë komisionerët, ndërsa priten komisionerë të rinj të emëruar nga KQZ.

REAGON PD
Ndërkohë ka reaguar edhe Partia Demokratike. Përfaqësuesi i PD-së në Mat dhe njëkohësisht Shefi i Departamentit të Jashtëm në PD, Kreshnik Çollaku ka deklaruar se  po tentohet të vidhet fitorja e demokratëve.

“Në Mat KZAZ, nën presionin e strukturave të shtetit po tentojnë të vjedhin fitoren e demokratëve duke manipuluar në tavolinë votat e vullnetin e votuesve!”, shprehet Çollaku. Në këtë Bashki ka dalë fitues kandidati i djathtë Nezir Rizvani.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: