Janë numëruar edhe votat e fundit nga zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë. Bëhet fjalë për 1806 vota që kanë ardhur nga diaspora dhe me vendim të Gjykatës Supreme, hynë në votim. Sipas të dhënave, shumica e tyre janë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Nga numërimi i votave të diasporë del që LVV i ka marrë 1154 prej tyre. Sipas këtij rezultati Vetëvendosje i merr 32 deputetë në Kuvend. Pas saj është LDK-ja me 395 vota e PDK-ja 276 vota.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb