TIRANË- Kandidati i ASHE-së për Tiranën, Erjon Veliaj e ka siguruar tashmë postin e kryebashkiakut të ri të Tiranës. Veliaj do drejtojë kryeqytetin për 4 vitet e ardhshmem duke siguruar fitoren me një diferencë prej 43 mijë e 500 votash ndaj kandidatit të ASHE-së ndaj kundërshtarit të tij të APPD-së, Halim Kosova.

Nga numërimet e 864 kutive Veliaj ka 160.232 vota, ndërsa kandidati i APPD, Halim Kosova merr 116.660 vota. Numërimi i votave vazhdon edhe në dy bashki të vendit, Shkodra dhe Malësia e Madhe. Edhe në Shkodër kanë mbetur 2 kuti pa numëruar të cilat nuk mund të përmbysin rezultatin, i cili deri më tani shkon në favor të kandidates së APPD-së, Voltana Ademi.

KQZ-ja deklaroi se në rang vendi pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 48%.

Kujtojmë se procesi i numërimit ka përfunduar në 60 bashki, ku 45 prej tyre janë fituar nga kandidatët e koalicionit të majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe 14 nga koalicioni i djathtë Aleanca për Punësim dhe Dinjitet dhe 1 MEGA. ASHE ka marrë Korçën, Elbasanin, Fierin, Vlorën, Durrësin dhe Gjirokastrë dhe Dibrën, më herët bastion i së djathtës. Ndërsa APPD-ja merr Lezhën dhe Kukësin. Në Shkodër kryeson APPD-ja.

BASHKITE E FITUARA NGA ASHE
1. Bashkia Tepelenë- Tërmet Peçi 3998 vota
2. Bashkia Sarandë- Florjana Koka 8335 vota
3. Bashkia Korçë- Sotiraq Filo 24315 vota
4. Bashkia Maliq- Gëzim Topçiu 12805 vota
5. Bashkia Divjakë- Fredi Kokoneshi 11279 vota
6. Bashkia Gramsh- Luljeta Dollani 8662 vota
7. Bashkia Peqin- Saimir Hasalla 9260 vota
8. Bashkia Belsh- Arif Tafani 5241 vota
9. Bashkia Urë Vajgurore- Juliana Memaj 9019 vota
10. Bashkia Poliçan- Adriatik Zotkaj 4888 vota
11. Bashkia Roskovec- Majlinda Bufi 7141 vota
12. Bashkia Konispol- Shuaip Beqiri 2600 vota
13. Bashkia Mirditë- Ndrec Dedaj 8377 vota
14. Bashkia Himarë- Jorgo Goro 4747 vota
15. Bashkia Fushë-Arëz- Fran Tuci 2716 vota
16. Bashkia Libohovë- Luiza Mandi 1692 vota
17. Bashkia Kolonjë- Arben Malo 4435 vota
18. Bashkia Pukë- Gjon Gjonaj 3847 vota
19. Bashkia Delvinë- Rigels Balili 4735 vota
20. Bashkia Skrapar- Nesim Spahiu 12805 vota
21. Bashkia Has- Adem Lala 4884 vota
22. Bashkia Pustec- Edmond Themelko 2076 vota
23. Bashkia Këlcyrë- Klement Ndoni 2397 vota
24. Bashkia Cërrik- Altin Toska 9406 vota
25. Bashkia Kurbin- Artur Bardhi 11123 vota
26. Bashkia Rrogozhinë- Beqir Nuredini 6919 vota
27. Bashkia Librazhd- Kastriot Gurra 10587 vota
28. Bashkia Dibër- Shukri Xhelili 15022 vota
29. Bashkia Lushnjë- Fatos Tushe 24756 vota
30. Bashkia Memaliaj- Durim Roshi 2768 vota
31. Bashkia Fier- Armando Subashi 36317 vota
32. Bashkia Elbasan- Qazim Sejdini 43958 vota
33. Bashkia Patos- Rajmonda Balilaj 9379 vota
34. Bashkia Gjirokastër- Zamira Rami 11560 vota
35. Bashkia Prrenjas- Miranda Rira 7745 vota
36. Bashkia Shijak- Ardian Kokomani 9013 vota
37. Bashkia Kuçovë- Selfo Kapllani 10809 vota
38. Bashkia Bulqizë- Melaim Damzi 9276 vota
39. Bashkia Durrës- Vangjush Dako 55.335 vota
40. Bashkia Vlorë- Dritan Leli 40.581 vota
41. Bashkia Kavajë- Elvis Roshi 16.540 vota
42. Bashkia Krujë- Artur Bushi 18.362 vota
43. Bashkia Berat- Petrit Sinaj 19.174 vota
44. Bashkia Tiranë- Erion Veliaj 160.232 vota
45 Bashkia Malesi e Madhe- Tonin Marinaj 10294 vota
BASHKITE E FITUARA NGA APPD
1. Bashkia Vau i Dejës- Zef Hila 9853 vota
2. Bashkia Pogradec- Eduart Kapri 12710 vota
3. Bashkia Vorë- Fiqiri Ismaili 7696 vota
4. Bashkia Mat- Nezir Rizvani 8150 vota
5. Bashkia Selenice- Përparim Shametaj 17267 vota
6. Bashkia Klos- Basir Çupa 5127 vota
7. Bashkia Përmet- Niko Shupuli 4542 vota
8. Bashkia Tropojë- Besnik Dushaj 5810 vota
9. Bashkia Mallakastër- Agron Kapllanaj 9410 vota
10.Bashkia Dropull- Arqile Deçka 2803 vota
11.Bashkia Kukës- Bashkim Shehu 14303 vota
12.Bashkia Devoll- Bledjon Nallbati 9620 vota
13.Bashkia Kamëz- Xhelal Mziu 21.106 vota
14.Bashkia Lezhë- Fran Frrokaj 21.146 vota

BASHKITE E FITUARA NGA TE TJERE
1.Bashkia Finiq Leonidha Hristo, MEGA, 4.201 vota

MBARON NUMËRIMI
Bashkia Tiranë- Erion Veliaj ASHE (Fiton Tiranën)
ASHE merr 160.232 vota, APPD merr 116.660 vota Gjergj Bojaxhi 16.054 vota, Arben Tafaj 1.938 vota, Sazan Guri 3.316 vota, Dhimitër Muslia, 908 vota

Bashkia Malësi e Madhe fiton Tonin Marinaj ASHE.
ASHE merr 10.294 vota, APPD merr 8.932 vota (mbyllet numerimi)

Bashkia Shkodër Voltana Ademi APPD (në avantazh)
ASHE merr 28.011 vota, APPD merr 38.440 vota, Vullnet Elbasani merr 1.741 vota (Vijon numërimi)

(ma.ar/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: