Kush është ose më saktë kush ka qenë lojtari më I mirë i botës në moshën 20-vjeçare. Nëse në futboll numrat do të ishin një shkencë ekzakte, atëherë përgjigja do të ishte e thjeshtë: Kylian Mbappe, më i mirë se Messi dhe Ronaldo. Sigurisht, duhen marrë parasysh situatat në të cilat janë maturuar këta numra, shkallën e vështirësisë, rivalët dhe shumë detaje të tjera, por gjithsesi sulmuesi francez është i pakapshëm.

20171220 The18 Image Kylian Mbappe Wise Beyond His Years
20171220 The18 Image Kylian Mbappe Wise Beyond His Years

Megjithëse 20 vjeç dhe 4 muaj, Kylian Mbappe ka shënuar deri tani 96 gola si profesionist mes Monaco, Paris SG dhe kombëtares së Francës. Në të njëjtën moshë, Lionel Messi kishte realizuar 26 gola me Barcelonën dhe katër me përfaqësuesen e Argjentinës.

Vsaowejy
Vsaowejy

Akoma më pak kishte shënuar Kristiano Ronaldo. Kur sulmuesi portugez kishte moshën e Kylian Mbappe numëronte mes Sporting Lisbona, Manchester United dhe kombëtares së Portugalisë vetëm 27 gola.

Cristiano Ronaldo
Cristiano Ronaldo

Shumë njerëz nuk do t’i pranonin këto krahasime. Siç dihet numrat nuk janë një shkencë ekzakte në botën e futbollit, por ato të shënuar nga sulmuesi i Paris SG tregojnë se aim und të rishkruajë historinë. Messi dhe Ronaldo kanë fituar gjithçka në karrierën e tyre, ndërsa tani duket se është radha e Mbappe.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: